Lajme

MAPL dhe OSBE mbajnë punëtorinë për problemet pushteti lokal

Autori: Gazeta inFokus 07:53 | 06 July 2017

Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal (MAPL) në bashkëpunim me Misionin e OSBE-së në Kosovë organizon punëtorinë me temë “Mësimet e nxjerra për qeveritë e ardhshme lokale – Përvojat nga Kryetarët, Përfaqësuesit e zgjedhur, Shoqëria Civile dhe Komuniteti i Biznesit”.

Kjo ngjarje do të nxjerr në pah problemet e vazhdueshme nga pushteti lokal aktual dhe do të ofrojë një mundësi për shkëmbimin e përvojave, për të ndihmuar kryetarët e ardhshëm të kuptojnë çështjet më urgjente.

Punëtoria do të ndihmoj në shkëmbimin e mësimeve të nxjerra, ideve dhe zgjidhjeve për të tejkaluar problemet; nxjerrjen në pah të praktikave më të mira të qeverisjes së mirë në nivel lokal dhe shqyrtimin e mundësive për përmirësime të përbashkëta.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Studio MASTER në UNI, Merr Diplomë dhe lejeqëndrim t’përhershëm në GJERMANI
-Advertisement-

Të tjera