Lajme

Mantelbardhët fillojnë grevën, ja cili është shërbimi i vetëm që bëhet aktualisht

Autori: L Abazi 09:38 | 25 November 2021

Mantelbardhët në Kosovë kanë filluar nga sot grevën e paralajmëruar , shkruan Gazeta Infokus.

Kështu është bërë e ditur në QKUK, përmes një njoftimi të vendosur në hyrje të këtij objekti.

Në njoftim thuhet se nga greva përjashtohen punëtorët e qendrave emergjente të institucioneve shëndetësorë ku ofrohen shërbime emergjente.

-Advertisement-

Gjithashtu bëhet e ditur se greva do të jetë e përgjithshme dhe në tri nivele, at të nivelit shëndetësor parësor, dytësor dhe tretësor.

Kërkesa e Federatës së Sindikalistëve Shëndetësor të Kosovës është ‘Miratimi me urgjencë i projektligjit për pagat në sektorin publik’ dhe ‘ Implementimi i ligjit për pagat në sektorin publik me buxhetin e vitit 2022’.

Gazeta Infokus ju njofton se asnjë spital në Kosovë nuk është duke punuar përpos repartit të emergjencës. /Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
E PREMTJA E BARDHË NË ETC ME ZBRITJE DERI 50%
-Advertisement-

Të tjera