Fun & Video

Manovra e zjarrfikësve nuk shkoi si duhet, përplasen për toke derisa parakalonin në publik (Video, +18)

Autori: Gazeta inFokus 16:21 | 22 Nëntor 2017

Gjatë një parakalimi në Puerto Vallarta të Meksikës, nëntë zjarrfikës që kishin formuar një piramidë me shkallë, humbën balancën dhe u rrëzuan për tokë.

Të pranishmit kanë shikuar me shqetësim, ndërsa njësitet shpëtuese nxituan t’i shpëtojnë kolegët e tyre, transmeton Telegrafi.

Derisa katër prej tyre janë lëshuar në shtëpi, pas vizitës mjekësore, të tjerët po qëndrojnë në spital pasi kanë thyerje në pjesë të ndryshme të trupit.

-Advertisement-

Me gjithë këtë aksident, parakalimi tradicional i zjarrfikësve ka vazhduar tutje, ku janë treguar makinat e reja dhe aftësitë akrobatike të punonjësve.

Comodita Home rikthen “Garage Sale” për edicionin e tetë, me zbritje deri në 70%
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy