Lajme

Manipuloi me dokumente dhe përfitoi tender me vlerë 47 mijë euro, arrestohet gjilanasi

Autori: Gazeta inFokus 09:44 | 23 November 2021

Një person në Gjilan është arrestuar dje, pasi që më 30 shtator kishte kryer veprën penale “Keqpërdorim dhe mashtrim në prokurim publik”, shkruan Gazeta Infokus.

Personi si pronar i një kompanie duke manipuluar me dokumentacione të rreme kishte përfunduar si operator ekonomik dhe fitues i një tenderi në vlerë 47 mijë euro.

“Nga njësiti i hetimeve pran Drejtorisë për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pronar i një kompanie i cili duke manipuluar me dokumentacion ofertues me përmbajtje të rreme kishte përfunduar si operator ekonomik fitues në një tender me vlerë 47,058.03 euro”, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës.

-Advertisement-

Sipas Policisë i dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje, si dhe rasti vazhdon të hetohet./Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova synon të rrisë ndërgjegjësimin lidhur me çrregullimet e spektrit të autizmit në Ditën Botërore të Ndërgjegjësimit për Autizmin
-Advertisement-

Të tjera