Mango, Fruti i veçantë që ndihmon organizmin dhe forcon imunitetin
Autori: Gazeta inFokus
13:15 | 03 August 2022
Mangot njihen ndryshe si “Mbreti i Frutave”. Një prej frutave tropikalë më të pasur me vlera shëndetësor edhe me një shije dhe aromë unike.
Ato janë të mbushura plot me vitamina, minerale, dhe antioksidantë që garantojnë një shëndet të mirë.
Për dhjetëra vite me radhë, mangot janë përdorur për të qetësuar dhimbjet e stomakut, falë një enzime çudibërëse në përmbajtjen e tyre.
Mango është e pasur me fibër. Kjo do të thotë që nëse konsumoni të paktën një mango në ditë atëherë është e sigurt që nuk do të vuani nga konstipacioni dhe problemet me tretjen. Studime të shumta kanë treguar që fibra ka efekt të mirë në eliminimin e një sërë sëmundjeve kancerogjene dhe të zemrës.
AgroWeb.org në këtë artikull ju njeh me disa nga përfitimet e mangos, së bashku me disa mënyra të thjeshta për të shijuar këtë frut ekzotik.
Mund t’ju mbrojë nga qelizat tumoriale
Ky frut përmban lloje të ndryshme polifenolesh, të cilat kanë veti antioksiduese.
Kjo gjë mbron qelizat nga dëmtimi, i cili mund të shkaktojë sëmundje si diabeti i tipit 2 dhe kanceri.
Forcojnë sistemin imunitar
Vetëm një filxhan me mango, përmban rreth një të katërtën e vlerës ditore për vitaminë A, një lëndë ushqyese thelbësore për funksionimin e duhur të sistemit imunitar.
Nëse nuk merrni mjaftueshëm vitaminë A, ju mund të ekspozoheni më lehtë ndaj infeksioneve.
Përmirësojnë shëndetin e lëkurës dhe flokëve
Vitamina A është thelbësore për zhvillimin dhe mirëmbajtjen e llojeve të shumta të indeve epiteliale, duke përfshirë lëkurën, flokët dhe gjëndrat dhjamore.
Këto të fundit, të cilat janë të bashkangjitura në gjëndrat e flokëve, ndihmojnë për të pasur flokë sa më të shëndetshëm.
Ndërsa vitamina C tek mango, është e nevojshme për të prodhuar kolagjenin. Një lloj indi që i jep lëkurës elasticitet dhe ndihmon në parandalimin e rrudhave.
Mund të lehtësojnë kapsllëkun
Në një studim mbi njerëzit me kapsllëk kronik, u vu re se konsumi i mangos dha rezultate të menjëhershme.
Megjithatë ato mund të shkaktojnë gazra dhe fryrje, veçanërisht tek ata me sindromën e zorrës së irrituar.
Përmirësojnë nivelet e sheqerit në gjak
Edhe pse Mango është një frut që përmban sheqer, mund të përmirësojë nivelet e sheqerit në gjak.
Studiuesit mendojnë se përbërësit bioaktivë tek ky frut, si përshembull antioksidantët, mund të jenë një nga arsyet.
Mbështesin shëndetin e syve
Antioksidantët e shumtë që gjenden tek ky frut ekzotik, ndihmojnë sytë tuaj në disa mënyra.
Ato mbrojnë retinën e syve, rrisin diapazonin dhe kontrastin vizual dhe zvogëlojnë kohën që ju duhen syve për tu rikuperuar nga stresi i dritave të forta.
Gjithashtu mbrojnë sytë nga rrezet e dëmshme të diellit dhe luftojnë ose ngadalësojnë përparimin e kataraktit dhe degjenerimin makular.
Si të konsumoni më shumë mango?
Për fat të mirë, ky frut është i lehtë për t’u përfshirë në çdo vakt.
Për shembull, ju mund ta shtoni mangon në sanduiçin tuaj me avokado, ta shtoni në kos, ta shoqëroni në tavën e peshkut, në sallatë ose salcë.

T� tjera
-
Pacolli takon drejtorin e ISA-së, diskutohen mundësitë e zhvillimit të energjisë diellore
Ministrja e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Fitore Pacolli, ka zhvilluar...
-
Aksident i rëndë në autostradën në Prizren
Një aksident i rëndë raportohet të ketë ndodhur në autostradën në Prizren. ...
-
Sekretari amerikan i Transportit: Ruteri që mund ta ketë shkaktuar kaosin në hapësirën ajrore po analizohet nga FAA e FBI
Sekretari i Transportit, Sean Duffy, tha të dielën se Administrata Federale e...
-
SHSKUK: Katër punonjës janë suspenduar pas evidentimit të parregullsive në menaxhimin e barnave dhe materialit shpenzues
SHSKUK njofton se katër punonjës janë suspenduar pas “evidentimit të parregul...
-
Në mesin e të arrestuarve për dr*ogë edhe ish- Ministri Astrit Haraqija, avokati: U intervistua për kontrabandim të narkotikëve
Ish-ministri i Kosovës, Astrit Haraqija, është në mesin e personave të ndalua...
-
Qytetarët kundërshtojnë projektin për Fontanën në Ulpianë
Fontana është një nga “monumentet” ikonike të lagjes së Ulpianës në kryeqytet...
-
Banda shqiptare e vjedhjeve në banesa goditet nga policia, 4 të arrestuar në Francë
Katër shqiptarë janë dënuar me nga tre vite burg në Francë, pasi u shpallën f...
-
Gjermania zgjeron kompetencat e shërbimeve sekrete për t’u përballur me kërcënimet e huaja
Shërbimet e brendshme dhe të jashtme të inteligjencës në Gjermani do të kenë ...
-
Abonime të fshehta, reklama mashtruese: BE-ja vepron
Kurthe abonimesh, taktika mashtruese të shitjes, funksione që i nxisin përdor...
-
Policia godet grupin e organizuar të trafikimit me kokainë në Prishtinë, arrestohen gjashtë persona
Policia e Kosovës ka realizuar një operacion të koduar “Heshtja”, në kuadër t...
-
Osmani i reagon Haxhiut për Rugovën: Përpjekje për ta denigruar, gjatë 5 vjetëve liderë botërorë veç atë ma përmendën
Deputetia e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Vjosa Osmani i ka quajtur “përpje...
-
Janina Ymeri: Qytetarët në komunat me shumicë shqiptare paguajnë deri në 22% më shtrenjtë rrymën sesa ata në veri
Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Janina Ymeri, ka ngritur shqetësi...

































