Sport

Mane “sheiku” i radhës/ Bayerni e shet në Arabi, detajet e operacionit

Autori: Gazeta inFokus 13:24 | 24 July 2023

Sadio Mane do të jetë futbollisti i Al-Nassr në tri sezonet e ardhshme. Vetëm një sezon zgjati aventura e sulmuesit senegalez te Bayern Munchen.

Klubi nga Arabia Saudite, që ka në përbërje edhe Cristiano Ronaldon, do të paguajë 40 mln euro në arkat e kampionëve të Gjermanisë për kartonin e 31-vjeçarit.

Ndërkohë që Mane, do të përfitojë 40 milionë euro në sezon nga akordi me Al-Nassr. Ekip në të cilin do të formojë repartin e sulmit me legjendën portugeze.

-Advertisement-

Mane shënoi 12 gola në 38 ndeshjet e zhvilluara me Bayern Munchen. Sezonin e fundit e nisi me suksesin në Superkupën e Gjermanisë. Dhe e mbylli me fitimin e Bundesligës.

Al-Nassr do të jetë skuadra e gjashtë në karrierë për Mane, i cili më parë ka luajtur me ekipe si Liverpool, Southampton, Salzburg, Metz dhe Generation Foot.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Zbritje dhe plot 5 dhurata – Oferta spektakulare e dyshekëve Comodita
-Advertisement-

Të tjera