Sport

Mane pezullohet pas incidentit me Ederson

Autori: Gazeta inFokus 14:30 | 12 September 2017

Tre ndeshje pezullim dhe një e çarë në fytyrën e Ederson që do të mbetet shenjë gjatë gjithë jetës së portierit si për t’i kujtuar se futbolli është edhe i tillë, i dhunshëm dhe ndonjëherë i rrezikshëm.

Sadio Mane nuk do të luajë në tre sfidat e radhës për LIverpoolin, por krahasuar me atë që mund t’i kishte ndodhur kundërshtarit, kjo duket e keqja më e vogël. Mesfushori senegalez që u nxorr me karton të kuq në humbjen 5-0 të Reds në fushën e Manchester City mund t’i kishte shkaktuar një dëm më të madh brazilianit të Citizens.

Në një foto të publikuar nga vetë portieri në rrjetet sociale duket qartë shkalla e dëmtimit të tij në pjesën e majtë të fytyrës, transmeton SS.

-Advertisement-

Sipas Daily Mail, menjëherë pas ndërhyrjes, Ederson u ndihmua nga një maskë e oksigjenuar ndërsa të çarat u qepën. U deshën tetë minuta që loja të rifillonte pasi Mane kishte vendosur takën e tij mbi fytyrën e portierit që u transferua në Manchester këtë verë për 35 milionë funte.

Në krahun tjetër, Liverpool e ka apeluar dënimin prej tre ndeshjesh. Menjëherë pas ndeshjes, trajneri Jurgen Klopp u shpreh madje se Mane nuk e meritonte të kuqin pasi ishte një faull i paqëllimshëm sepse mesfushori i tij nuk e pa portierin në momentin e incidentit.

“Ishte i pafat sepse portieri doli dhe Sadio pa vetëm topin”, theksoi Klopp duke justifikuar në këtë mënyrë edhe vendimin e klubit për të apeluar vendimin.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Fillon aplikimi për Global Engineer Girls Kosova
-Advertisement-

Të tjera