Sport

Manchesteri pëson debakël nga Tottenhami

Autori: Gazeta inFokus 22:55 | 27 August 2018

Kanë mjaftuar dy minuta që Tottenham të shënoi dy gola dhe kështu i tërë Old Trafford të mbetet i shokuar, derisa Jose Mourinho pëson humbjen e dytë më radhë në Premier Ligë. Pjesa e dytë solli edhe fituesin e javës së tretë të derbit anglez! Për Tottenham shënuan Harry Kane (49) dhe Lucas Moura (51, 83)

Tottenham ka shënuar fitore në Old Trafford duke e mposhtur Manchester United me rezultat 2-0 në shtëpi të vet.

Tërë kjo ndeshje fillon me sulme të pareshtura të Manchester United, e ku që në fillim të takimit kishte raste të cilat nuk u konkretizuan nga United.

Madje, Lukaku nuk arriti që të shënoi me portën zbrazur në minutën e 15’të pasi që Dany Rose kishte bërë një gabim trashanik.

-Advertisement-

Pjesa e dytë ishte ajo decizivja e këtij derbi ku Tottenham të prirë nga strategu i tyre Maurizio Pocettino arritën që ta kthejnë derbin në dobi të tyre.

Fillimisht ishte lideri i kësaj skuadre, Harry Kane që kaloi në avantazh në minutën e 49’të Tottenham, derisa rezultati u dyfishua nga Moura në minutën e 51’të.

Pas pësimit të golit Manchester pati disa mundësi për shënim por nuk arritën të shënojnë, derisa Loris bëri disa pritje fenomenale.

Por, duke qënë se kishin koncentruar tërë forcat në sulm, Tottenham ishte disa herë pranë golit.

Fillimisht ishte Delle Alli që shpërdoroi një mundësi të mirë për gol pas një gabimi të Lindelof.

Megjithatë, Tottenhamit i erdhi mundësia tjetër e mirë dhe arritën të goli i tretë në minutën e 83’të, ku përsëri golashënues ishte Moura.

Me këtë fitore, Tottenham ngjitet në kuotën e nëntë pikëve, aq sa kanë tubuar Liverpool, që është në vendin e parë, Chelsea dhe Watford. Pra kemi tri skuadra londineze që për momentin gjenden në pozitat 2, 3 dhe 4.

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Prince Caffe zgjeron shtrirjen në rajon, arrin marrëveshje bashkëpunimi me zinxhirin kroat Plodine

Të tjera