Sport

Manchester United po heziton të paguajë shumë të lartë për Kounde

Autori: Gazeta inFokus 23:38 | 25 February 2021

Gjiganti anglez Manchester United po heziton të paguajë shumën prej 80 milionë eurosh për mbrojtësin e Sevillas Jules Kounde, raporton “Daily Mail”.

“Djajtë e Kuq” janë të interesuar që të përforcojnë repartin e mbrojtjes, por nuk dëshirojnë të japin një shumë astronomike për mbrojtësin 22-vjeçar.

Për Kounden interesim serioz ka shprehur vetëm skuadra e Manchester Cityt, dhe së fundmi është raportuar edhe për United, por Sevilla nuk është e gatshme të humbasë njërin prej lojtarëve kryesorë të saj, vetëm nëse ekipet e interesuara do të paguajnë dëmshpërblimin prej 80 milionë eurosh.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
-Advertisement-

Të tjera