Sport

Manchester United nuk është më në shitje, klubi humb 18% në bursë brenda pak ditëve

Autori: Gazeta inFokus 14:15 | 06 September 2023

Rënie në bursë e Manchester United pas thashethemeve se klubi nuk është më në shitje. Vetëm dje, aksionet e Djajve të Kuq humbën 18% pasi ranë edhe me 21%. Për klubin e Premier League, i listuar në bursë që nga viti 2012, ky është rezultati më i keq ndonjëherë në 11 vitet e fundit.

Që kur është kthyer në shoqëri aksionare, Manchester njeh humbje në vlerë afër 700 milionë euro. Sipas thashethemeve që qarkullojnë javët e fundit, familja Glazer, e cila ka 16 vite në pronësi të klubit, ka vendosur të tërheqë United nga merkato, pasi janë të pakënaqur me ofertat e marra.

Në shitje që nga nëntori i kaluar, klubi i Old Trafford ka tërhequr vëmendjen e sheikut të Katarit, Jassim, dhe milionerit anglez Sir Jim Ratcliffe, të dy slarg kërkesës që do familja Glazer, edhe pse u ofruar deri në 6 miliardë paund.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Çka do të thotë të gatuash shqip?
-Advertisement-

Të tjera