Sport

Manchester United me super-transferim nga Barcelona

Autori: Gazeta inFokus 18:19 | 09 October 2018

Manchester United synon të përforcohet nga Barcelona.

‘Djajtë e Kuq’ janë të interesuar të forcojnë krahun e majtë të mbrojtjes për sezonin e ri.

Emri që po kërkohet nga skuadra e drejtuar nga Jose Mourinho, është Jordi Alba i Barcelonës.

-Advertisement-

Lajmi bëhet i ditur nga ‘Talk Sports’, ku raportohet se Manchester United janë duke e vëzhguar situatën e 29 vjeçarit në ‘Camp Nou’, me Barcelonën që ende nuk ka bërë hapin e parë për rinovimin e kontratës së tij.

Jordi Alba është pjesë e Barcelonës që nga viti 2012, dhe në këto gjashtë vite ka realizuar 169 paraqitje, duke shënuar edhe shtatë gola.

Reprezentuesi i Spanjës cilësohet ndër mbrojtësit më të mirë në botë në krahun e tij.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
UNI – Universum International College sërish pjesë e Panairit të Edukimit, vazhdon të ofroj studime me standarde amerikane

Të tjera