Sport

Manchester City vazhdon pa humbje, mposht me rezultat bindës Southamptonin

Autori: Gazeta inFokus 18:31 | 08 October 2022

Manchester City po vazhdon me formën e lartë në Premierligë.

“Qytetarët” regjistruan sot fitoren e tretë radhazi dhe të shtatën për këtë sezon për të vazhduar si skuadra e vetme pa humbje në elitën e futbollit anglez, krahas dy barazimeve – shkruan Gazeta Express.

Në ndeshjen e vlefshme për javën e dhjetë, skuadra e drejtuar nga Pep Guardiola shënoi fitore bindëse ndaj Southamptonit.

-Advertisement-

Ndeshja e cila u zhvilluar në “Etihad Stadium”, përfundoi me rezultatin 4:0.

Joao Cancelo (20’), Phil Foden (32’), Riyad Mahrez (49’) dhe Erling Haaland (65’) shënuan në fitoren e kampionëve në fuqi të Anglisë.

Manchester City pas kësaj fitore ka rrëmbyer edhe pozitën e parë në tabelë me 23 pikë, së paku deri nesër kur Arsenali do të zhvillojë ndeshjen e kësaj jave, kundër Liverpoolit. “Topçinjtë” momentalisht kanë 21 pikë.

Southamptoni ndodhet në pozitën e 16-të me 7 pikë.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Përsëri në shkollë me Viva Fresh Store!  
-Advertisement-

Të tjera