Sport

Manchester City gjunjëzon Manchester Unitedin në ‘Old Trafford’

Autori: Gazeta inFokus 19:54 | 10 December 2017

Manchester City e ka ruajtur epitetin e skuadrës së pamposhtur edhe pas udhëtimit të vështirë në ‘Old Trafford’, te skuadra e Manchester United.

Skuadra e trajnerit Pep Guardiola, me një paraqitje të jashtëzakonshme ka arritur të gjunjëzojë vendasit e Manchester United me rezultat 1:2, për t’iu shkaktuar humbjen e tretë këtë edicion pas 16 xhirove.

City gjatë gjithë pjesës së ishte skuadër që kontrollonte lojën, duke e mbyllur në zonën e De Geas vendasit.

 

-Advertisement-

Vuajtjes së madhe i erdhi fundi në minutën e 43’, kur Silva shënoi për 0-1.

I shpejtë ishte reagimi i vendasve të Unitedit, që barazuan pas tre minutave nëpërmjet Marcos Rashford.

Në pjesën e dytë, u shënua vetëm një gol, dhe atë e shënoi Nicolas Otamendi, gol që në fund ia dhuroi tre pikë Manchester Cityt.

Në 15 minutat e fundit, Mourinho në lojë inkuadroi edhe Zlatan Ibrahimovicin, që nuk arriti të bëjë diferencën

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Vrasja e Lulzim Fejzullahut, vjen reagimi i parë nga ministrja Haxhiu

Të tjera