Sport

Manchester City frikësohet për Sanchezin

Autori: Gazeta inFokus 10:52 | 22 September 2017

Manchester City po frikësohet se Paris Saint-Germain mund t’ia rrëmbejë Alexis Sanchezin.

Pep Guardiola ka filluar të frikësohet se nuk do të mundë ta transferojë Alexis Sanchezin nga Arsenali.

Sipas tabloidit britanik, The Sun, Manchester City po frikësohet se Paris Saint-Germain mund t’ia rrëmbejë Sanchezin, i cili në fund të sezonit është lojtar i lirë.

Thuhet se Paris Saint-Germain është i gatshëm t’i ofrojë ish-anëtarit të Barcelonës një pagë më të madhe sesa i ka ofruar City (275 mijë funte në javë i ka ofruar City).

-Advertisement-

Madje, klubi nga Parisi i ka premtuar Sanchezit se do t’ia paguajë edhe taksat, përcjell gazeta Express.

Pas transferimit të Neymarit dhe Mbappes, klubi nga Parisi dëshiron që në ekip ta transferojë edhe Sanchezin.

Kurse, Manchester City i kishte ofruar 60 milionë funte Arsenalit për kilianin në ditën e fundit të afatit kalimtar të verës, por që ishte refuzuar nga kubi londinez. /Express/

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Nëntori sjellë Magjinë në ETC
-Advertisement-

Të tjera