Sport

Manchester City arrin marrëveshje me një portier të ri

Autori: Gazeta inFokus 14:16 | 21 August 2018

Manchester City ka arritur marrëveshje për transferimin e portierit 16-vjeçar Gavin Bazunu, i cili do t’i bashkohet klubit në verën e vitit 2019, raporton Times.

City do t’ia paguajë një shumë fillestare prej 400.000 euro Shamrock Rovers për Bazunun, i cili do të rritet nëse ai ia del të luajë për ekipin e parë të të kaltërve apo të fitojë vend në ekipin kombëtar të Republikës së Irlandës.

Tottenhami dhe Liverpooli kanë qenë në garë për Bazunun.

-Advertisement-

Megjithatë, shërbimet e tij i ka siguruar kampioni në fuqi i Premierligës.

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
UNICEF-i global boton artikull për rezultatet e partneritetit me Devolli Corporation: U fuqizuan gratë, përfituan familjet

Të tjera