Sport

Man.Utd arrin akordin me trajnerin e ri, zgjedh një profesor

Autori: Gazeta inFokus 11:35 | 26 November 2021

Ralf Rangnick do të jetë trajneri i përkohshëm i skuadrës së Manchester Unityed deri në fund të sezonit. Tekniku gjerman ka arritur marrëveshjen me klubin anglez, për të drejtuar skuadrën deri në fund të këtij edicioni. 63-vjeçari, i njohur dhe me nofkën “profesori” njihet si një vizionar sa i takon anës taktike dhe ka një reputacion të madh, prej të cilit United shpreson që të gjejë shkëlqimin që i ka munguar në këtë edicion.

Pavarsisiht marrëveshjes mes palëve, fjala e fundit i takon Lokomotivës së Moskës, që është klubi i teknikut gjerman, ku mban postin e drejtorit sportiv dhe zhvillimit. United është në negociata me klubin rus dhe shumë shpejt pritet që të gjendet dhe gjuha e përbashkët e 63-vjeçarit të veshë uniformën e djajve të kuq.

Në fund të sezonit Rangnick dhe United pritet që të vendosin për një pozicion të ri afatgjatë në strukturat e klubit, për të menduar më pas një emrin e një trajneri të ri. Me shumë gjasa deri para ndeshjes em Chelsean do jetë zyrtarizuar gjithçka dhe 63-vjeçari mund të jetë në pankinën e djajve të kuq.

-Advertisement-

Rangnick e ka nisur karrierën e tij si trajner në vitin 1983, kur ishte vetëm 25-vjeç, pas një karriere si gjysmëprofesionist, duke iu dedikuar më pas profesionit të trajnerit, ku që në fillimet e tij spikati me idetë moderne dhe lojën sulmuese në momentin që skuadra nuk zotëronte më topin. Nga liga e katert në elitën e futbollit gjerman, tekniku 63-vjeçar ka arritur që të shpallet nënkampion me Schalken në edicionin 2005-2006, ndërsa me minatorët fitoi dhe Kupën e Gjermanisë në sezonin 2010-2011.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Prince Coffee shkon edhe në Ferizaj – ambient i ngrohtë e risi në menu (VIDEO)
-Advertisement-

Të tjera