Sport

Man. United sërish pazar tek Interi, gati 60 mln Euro për 25-vjeçarin

Autori: Gazeta inFokus 10:32 | 25 April 2024

Manchester United po mbyll një tjetër sezon zhgënjyes, teksa me 6 javë nga fundi i kampionatit gjasat janë që të mbetet jashtë kompeticioneve europiane për vitin e ardhshëm dhe vëmendja e drejtuesve është përqendruar te merkatoja e verës.

Në pritje për të mësuar nëse do të konfirmohet apo jo trajneri holandez Eric Ten Haag, “djajtë e kuq” kanë nisur të listojnë futbollistët që do të provojnë t’i afrojnë në verë në “Old Trafford”.

Një nga emrat kryesorë në që synohet nga Manchester United është mbrojtësi italian i Interit, Alessandro Bastoni, i cili është shndërruar në një nga pikat më të forta të prapavijës si në klubin milanez, ashtu edhe te Italia e Spallettit.

-Advertisement-

Media britanike bën me dije se “djajtë e kuq” kanë nisur kontaktet me agjentin e Bastonit, të cilit i kanë konfirmuar dhe gatishmërinë për të paguar 60 milionë euro për kartonin e mbrojtësit.

Edhe marrëdhëniet me Interin janë mjaft të mira, pasi verën e kaluar ishte kamerunasi Andre Onana që u transferua nga Milano drejt Manchesterit, megjithatë zikaltrit nuk kanë ndërmend të shesin Bastonin pa përfunduar Europiani.

Kjo pasi kampionët e Italisë shpresojnë se me një paraqitje të mirë në Gjermani, skuadrat e interesuara për Bastonin mund të shtohen dhe rrjedhimisht të rritet edhe vlera e ofertave ndaj tij.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Vrasja e Lulzim Fejzullahut, vjen reagimi i parë nga ministrja Haxhiu
-Advertisement-

Të tjera