Man United në mënyrë të pamëshirshme ia ndërpret kontratën Sir Alex Fergusonit
Autori: Gazeta inFokus
14:07 | 15 Tetor 2024
Kontrata shumë milionëshe e Sir Alex Ferguson me Manchester United ka marrë fund për shkak të një vendimi nga Sir Jim Ratcliffe dhe INEOS.
Ferguson si trajneri më i suksesshëm në histori të Unitedit u pensionua në vitin 2013 pas 38 trofeve të fituar, por megjithatë mbeti ende i përfshirë brenda klubit.
I pranishëm në pothuajse çdo ndeshje, Alex Ferguson shërbeu si drejtor dhe ambasador i klubit dhe për këtë detyrë ai mori një pagë vjetore.
Sipas The Athletic, duke marrë për bazë llogaritë e vitit 2014 për palët e përfshira në këtë marrëveshje, Ferguson u pajtua që të bëhet ambasador i tyre në tetor të vitit 2013.
Për këtë arsye ai mori një pagë prej 2.16 milionë eurosh për shërbimet e tij si pjesë e përfshirjes së tij afatgjatë.
Sidoqoftë tashmë këto lidhje janë shkëputur, pasi INEOS ka marrë vendim për të përgjysmuar kostot e shpenzimeve.
Ratcliffe e informoi Fergusonin për këtë vendim në një takim që patën ballë për ballë dhe thuhet se çështja është diskutuar shumë qetë dhe pa hatërmbetje.
82-vjeçari do të mbetet si një drejtor joekzekutiv dhe do t’i lejohet që të marrë pjesë nëpër ndeshje, por nuk do të marrë më pagesa përtej këtij sezoni.
Përveç Ferguson kujtojmë se INEOS kishte larguar nga puna plotë 250 punëtorë gjatë muajit korrik, ndërsa stafi edhe më shumë ishte reduktuar pas përfundimit të finales së FA Cup.

T� tjera
-
Gjyqtari e lejoi dhunuesin të jetojë në një shtëpi me viktimën, ia ndaloi t’i afrohej në distancë dy metrash në shtëpinë ku jetonin
Migjen Kastrati, gjyqtar i Gjykatës Themelore në Pejë, kishte marrë një vendi...
-
Prokuroria në Pejë: Janë iniciuar hetime ndaj zyrtarëve të përmendur në parashtresën e Arlinda Zekajt
Zëdhënësi i Prokurorisë Themelore në Pejë, Shkodran Nikçi, bën të ditur se, j...
-
Presidentja ua përcjell kryeparlamentares dhe deputetëve vendimin për kthimin e Ligjit të Speciales në Kuvend
Presidentja e Kosovës, Justina Shiroka-Pula, ia ka kthyer Kuvendit për rishqy...
-
Njeriu i tij rrëfen momentin kur Vuçiq mori vesh se kishte humbur zgjedhjet në Serbi
Presidenti i Partisë Progresive Serbe, Milosh Vuçeviq, ka komentuar humbjen z...
-
“Jepni dorëheqje”, Çitaku: Si Arlinda, edhe unë uroj që të mos mund të flini më natën!
Ushtruesja e detyrës së kryetares së PDK-së, Vlora Çitaku, ka reaguar për së ...
-
Thellohet rasti i vràsjes së Arlinda Zekajt: Gjykata e Pejës thotë se tek sot pranuan aktakuzën e Prokurorisë ndaj ish-bashkëshortit të saj
Gjykata Themelore në Pejë ka njoftuar se këtë të hënë (26 tetor), e ka pranua...
-
Hoti dhe 14 deputetë opozitarë i kërkojnë Presidentes të mos e dekretojë Bashkim Nurbojën në Bordin e BQK-së
Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Avdullah Hoti, ka bërë të di...
-
Rasti në Pejë, Sadiku kërkon dorëheqjen e Sveçlës
Deputeti i LDK-së, Ermal Sadiku, i ka kërkuar dorëheqjen ministrit të Punëve ...
-
Rashiq: Pas humbjes së Vuçiqit, Lista Serbe duhet të largohet nga politika
Ministri për Komunitete dhe Kthim, Nenad Rashiq, e ka mirëpritur fitoren e Li...
-
Guri bojkoton seancën për rastin e Arlindës: Ajo nuk kishte nevojë për një seancë sot, por për shtetin dje
Deputeti i Kuvendit nga LDK-ja, Paris Guri, ka njoftuar se nuk do të jetë i p...
-
Nenad Rashiq: Nuk pres që Lista Studentore të ndryshojë publikisht qëndrimin për Kosovën
Ministri për Komunitete dhe Kthim në Qeverinë e Kosovës, Nenad Rashiq, pret q...
-
Zbardhet deklarata e Arlinda Zekajt në polici: Shteti ka pasur për obligim t’i largojë uzurpatorët nga shtëpia ime
Viktima Arlinda Zekaj mbrëmjen e së dielës së 25 tetorit, kishte denoncuar ba...

































