Sport

Man.City i vendos çmim, Barcelona stepet për Sterling

Autori: Gazeta inFokus 13:36 | 12 November 2021

Manchester City kërkon 45 milionë paund për kartonin e Raheem Sterling, i cili nuk bën më pjesë në planet e trajnerit Pep Guardiola. Spanjolli ka dhënë miratimin e tij për largimin e 26-vjeçarit, pasi ne 9 paraqitje në kampionat ka shënuar vetëm një gol. Sulmuesi iu bashkua Citizens në vitin 2015, kohë kur u transferua nga Liverpooli për shumën e 50 milionë eurove.

Në gjashtë sezonet e tij në “Etihad”, Sterling ka reaziluar 116 gola në 307 paraqitje. Pavarësisht momentit jo të mirë që po kalon lojtari ofertat në drejtim të tij nuk mungojnë, pasi Barcelona vazhdon të interesohet për shërbimet e tij, por vlera e kartonit të lojtarit mund të jetë një problem për arkën e katalanasve të cilët vazhdojnë të kenë probleme financiare.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Rakinica e Skenderajt bëhet me rrjet të ri elektrik
-Advertisement-

Të tjera