Maltretimi i mërgimtarëve në kufi s’ka fund
Autori: Gazeta inFokus 07:14 | 07 August 2023
Të dielën, pritjet për të hyrë në Kosovë, sipas Qendrës Kombëtare për Menaxhim Kufitar, shkuan deri në tri orë në pikëkalimin në Merdar. E për të dalë nga Kosova në Serbi përmes kësaj pike, pritjet shkuan deri në dy orë. Pritje të mëdha, por jo si në Merdar, të dielën pati edhe në pikën tjetër kufitare Kosovë – Serbi, te Dheu i Bardhë. Pritjet për të hyrë në Kosovë shkuan deri në një orë e gjysmë. E kohë e njëjtë u desh edhe për ta lëshuar Kosovën
Me pritjet që shkuan deri në tri orë, mërgimtarët janë përballur edhe të dielën, për të hyrë dhe dalë nga Kosova.Ata akuzuan autoritetet serbe se po vonojnë qëllimisht me kryerjen e procedurave.
Deri më tash, pritje të gjata kishte vetëm për të hyrë në Kosovë, por ditëve të fundit pritjet janë shtuar edhe për ta lëshuar Kosovën, meqë shumë mërgimtarë po i kryejnë pushimet.
Mërgimtarët, që të dielën zgjodhën pikën kufitare në Merdar, akuzuan policinë e Serbisë, për ndalesa e kontrolle siç thonë, të panevojshme të cilat po shkaktojnë kolona.
“Prej Munihu po vijmë, në tetë ora në mbrëmje jemi nisur mbrëmë dhe para dy orëve kemi arritur këtu. Dy orë kemi pritur, deri tash”, ka thënë Mehmet Zymeri.
Edhe Efraim Behluli u shpreh i zhgënjyer me atë që po u ndodh vit pas viti, sa herë ia mësyjnë Kosovës.
“Për besë nja dy orë e më shumë, këtu po… Çfarë të them, fajet i ka neglizhenca e palës tjetër”, ka thënë ai.
Të dielën, pritjet për të hyrë në Kosovë, sipas Qendrës kombëtare për menaxhim kufitar, shkuan deri në tri orë në pikëkalimin në Merdar. E për të dalë nga Kosova në Serbi përmes kësaj pike, pritjet shkuan deri në dy orë.
Pritje të mëdha, por jo si në Merdar, të dielën pati edhe në pikën tjetër kufitare Kosovë – Serbi, te Dheu i Bardhë. Pritjet për të hyrë në Kosovë shkuan deri në një orë e gjysmë. E kohë e njëjtë u desh edhe për ta lëshuar Kosovën. Në orët e mbrëmjes të së dielës, kjo periudha të pritjeve u zvogëluan, në 5-10 minuta për të hyrë në Kosovë dhe 40 minuta për të dalë nga Kosova.
E në Merdar, pritjet nuk u zvogëluan as në mbrëmje, bazuar në statistikat e Qendrës kombëtare për menaxhim kufitar.
Në kushte anonimiteti, qytetarët janë ankuar se gjatë kontrolleve, zyrtarët policorë serbë, u kanë marrë gjësende të ndryshme, të cilat kishin vendosur t’ua dërgonin të afërmve në Kosovë.
Përpos bashkatdhetarëve, në pikëkalimin kufitar në Merdar, të dielën pati edhe shumë qytetarë nga Sllovakia, Hungaria e Çekia, të cilët Kosovën e shfrytëzuan si vend transit për të shkuar në pushime në Shqipëri.
Pritjet në pikëkalimet e tjera kufitare, të dielën, ishin nga 3 deri në 25 minuta në Jarinjë./Koha
Të tjera
-
Murati fjaloset me deputetët e PDK-së: Premtimet për zgjedhjet e 9 shkurtit i keni të pasakta
Ministri i Financave, Hekuran Murati, tha se buxheti 3.6 miliardësh i vitit t...
-
Askush nuk e mbështeti Trump më shumë se Musk, çfarë fitoi njeri më i pasur në botë? Rritet vlera e….
Asnjë biznesmen nuk bëri më shumë për të mbështetur kandidaturën e ish-presid...
-
Krasniqi priti ambasadorin italian, flasin për zhvillimet aktuale
Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, ka pritur në selin...
-
Kur pritet ta marrë detyrën e Presidentit Donald Trump?
Donald Trump është zgjedhur presidenti i 47-të i Shteteve të Bashkuara të Ame...
-
Lidhja e Arbërisë me Pallatin e Rinisë, Abdixhiku: Pas 9 shkurtit, bëhuni gati për unazën, stadiumin e spitalin e ri
Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka marrë pjesë so...
-
Si duhet të jetë “shërbimi i ri ushtarak” gjerman sipas ligjit të ri, ja ku do të jetë fokusi
Forcat e armatosura gjermane do të rriten dhe kanë nevojë për forma shtesë të...
-
Njihuni me 13 vjeçaren nga Ferizaji e cila vendosi të punojë për t’a ndihmuar babain e saj “Nuk ka sen ma primare se sa me ju ndihmu prindërve”
Dëshira e madhe për t’i ndihmuar babait të saj e shtyu të punojë që në moshën...
-
Konjufca uron Trump: Mezi pres që të fillojmë punën
Kryeparlamentari Glauk Konjufca ka uruar Donald Trumpin për fitoren në zgjedh...
-
Zvicra ndalon mbulimin e fytyrës në hapësira publike, gjobë për këdo që thyen ligjin
Një vendim kontrovers i Zvicrës për ndalimin e mbulimit të fytyrës në hapësir...
-
Nga humbja në 2020 në triumfin e zgjedhjeve të 2024-ës/ Analiza e BBC: Si arriti Trump të bënte një rikthim të jashtëzakonshëm
Ky është padyshim rikthimi më dramatik në historinë politike të SHBA. Katë...
-
Raporti i INDEP-it: Kosova po përballet me varfëri energjetike, më së shumti preken familjet me të ardhura të ulëta
Instituti për Politika Zhvillimore (INDEP), vlerëson se Kosova është duke u p...
-
“Shpresoj për më të mirën”- Si përgjigjej Kurti kur pyetej se çfarë do të ndodhte nëse Grenelli kthehet në pushtet
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në një intervistë më 2022-ën pyetej lidh...