Sport

Malsor Ajeti është gati për Porto

Autori: Gazeta inFokus 13:55 | 12 January 2018

Malsor Ajeti është njëri ndër futbollistët e rrallë që do ta ketë fatin të dalë nga futbolli i kosovar për t’u transferuar në një klub të njohur evropian.

Talenti kosovar në ditët në vazhdim do të nënshkruajë kontratë afatgjate me Porton.

17-vjeçari e ka bindur gjigantin portugez me kualitetin e tij pas tri provave që i zhvilloi në dy vjetët e fundit.

-Advertisement-

Dhe, ai së fundmi e mori lajmin e jetës nga Portugalia, pasi u informua se provave u kishte ardhur fundi dhe se tash do të nënshkruante kontratë me klubin e madh portugez.

“Më kanë informuar se i kam kaluar provat dhe do të udhëtoj për në Portugali për të nënshkruar kontratë. Kam qëndruar tri herë në prova në Porto dhe për shkak të moshës së re nuk kam mundur të nënshkruaj kontratë më herët. Tash i jam afruar moshës 18-vjeçare”, theksoi Ajeti.

Ai ka falënderuar Fitim Gllarevën dhe Bekim Gashin, zyrtarë të Ministrisë së Punëve të Jashtëme të Kosovës që i kanë ndihmuar të pajiset me vizë për të disatën herë.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Rakinica e Skenderajt bëhet me rrjet të ri elektrik
-Advertisement-

Të tjera