Lajme

Maloku: UÇK po të kishte 60 mijë ushtarë do të arrinim deri në Beograd

Autori: Gazeta inFokus 14:45 | 10 October 2017

Kryetari i Shoqatës së Sociologëve të Kosovës, Fadil Maloku ka komentuar numrin e madh të veteranëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Maloku ka thënë se në qoftë se UÇK do të kishte 60 mijë ushtarë atëherë në do të merrnim deri në Beograd, shkruan infokusi.com

Më poshtë mund të gjeni të plotë statusin e Malokut:

-Advertisement-

UÇK-ja, sikur t’i kishte 60 mij ushtarë (lexo; veteran që sot (s)marrin paga) atëbotë, deri në Beograd i kishim hy Serbisë?!

1.Ajo që e kam thënë edhe me herët pra, se është absurde gara për të fituar statusin e veteranit, pjesëtarit apo pjesëmarrësit të UÇK-së, pa qenë fare të tillë. Është absurde dhe paradoksale edhe për arsye se sjellja e tillë indolente çon një mesazh shumë të keq për qytetarët se edhe në luftë paskan bërë hile; dhe se aty (disa prej këtyre matrapazëve) paskan qenë aksidentalisht.

  1. Gjithashtu, është turp i madh futja në lista e njerëzve të politikës, biznesmenëve, e familjarë komandantësh pa qenë fare në luftë.
  2. Edhe më absurde dhe më e turpshme është shpallja e njerëzve të shëndoshë si molla, invalid të luftës!
  3. Të hysh në konkurrencë me njerëz që kanë humbur gjymtyrë, pasuri e edhe jetën për idealin e lirisë, është kulmi i paturpësisë.
  4. Apo edhe më keq; t’i fusësh në lista akraba, miqtë, klientelistët, në cilësinë e vendimmarrësit (lexo: komandantit!), kur dihet botërisht se të njëjtit as me një gjygym uji s’i kanë kontribu luftës së 99-tës.
  5. Kjo dëshmon paradoksin e keqinterpretimit të qëllimshëm të një soji të mentalitetit tonë social për situatën dhe atmosferën historike, siç ishte ajo e vitit 1999, ngase, sikur të ishin gjithë këta “pjesëmarrës”, “invalid”, e “luftëtarë” të sakrifikuar për lirinë e Kosovës, jam shumë i bindur që s’do kishim nevojë fare për NATO-n.
  6. Kjo në fund të fundit dëshmon edhe për një korrupsion të lartë moral, etik, social dhe padyshim institucional, ngase, “hartuesit” e këtyre listave gjithsesi është dashur paraprakisht të jenë shumë më të vëmendshëm dhe më të kujdesshëm./INFOKUSI

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Black Friday ne Artmotion
-Advertisement-

Të tjera