Lajme

Maloku: Albini dhe Vjosa besnik ndaj njëri-tjetrit, e mbajtën fjalën!

Autori: Gazeta inFokus 14:01 | 03 April 2021

Ish-eprori i lartë i UÇK-së, Naim Maloku ka përgëzuar veprimet e fundit të Albin Kurtit karshi situatës politike në vend.

Përmes një shkrimi të gjatë në Facebook, ai ka shkruar se Kurti dhe Osmani shkojnë në zgjedhje apo mbetën me 58 deputetë shqiptar në opozitë, ata nuk i nënshtrohen Listës Serbe.

“Nese Lista Serbe rrinë në Kuvend ka me qenë vetëm rezultat i presionit ndërkombëtar. Pra më në fund e pamë që dikush nga politikanët shqiptar të Kosovës kanë dinjitet dhe nuk i nënshtrohen Listës Serbe. Albin Kurti nuk e tradhton marrëveshjen parazgjedhore me Listën ” Guxo” edhe me çmimin e shkuarjes në zgjedhje dhe humbjës eventuale të tyre. Kush i garanton që prap i fiton ato?”, ka deklaruar Maloku

Postim i plotë:

Standard i ri, tepër i nevojshëm, në politiken Kosovare: Mbajtja e fjalës dhe qendrimi besnik i marveshjës politike me partner politik të koalicionit”.

– U bë marveshja parazgjedhore aak-lista ” Rugova”, u bë fushata bashkë , me një program dhe me shpenzime të aak-s.

Pas zgjedhjeve Ukë Rugova shkoj në qeveri me pdk.

-U bë koalicioni akr-pdk. Akr i kishte 8 deputet. Si u votu qeveria ia benë lojen akr-s njëherë me postin e presidentit e pastaj Agim Çeku kaloj ne pdk dhe ia mori,pdk-ja, edhe ministrinë e Mbrojtjes akr-s që ishte pjesë e marveshjes së koalicionit qeverisës.

– U bë koalicioni LAN-VLAN 6 muaj të tjerët, përveq VV-se, bëne pazare të fshehta, vazhdimisht, me pdk-n. Iu ofru posti i KM Isës, ldk e prishi koalicionin.

-U bë koalicioni pdk-ldk, Isa KM, si u zgjodh Presidenti, Hashimi, pdk rrëzoi qeverinë.

-U bë koalicioni parazgjedhor ldk-akr, shkuan në fushatë bashkë, si u krynë zgjedhjet akr shkoj në qeverinë PAN dhe mori më shumë ministri se sa kishte deputet.

– U moren vesh aak-vv për kauzen e përbashkët, kundër Demarkacionit dhe Zajednicës, organizuan protesta dhe peticionin, e kam nenshkru edhe unë. U zgjodh Ramushi Kryeministër u harru marveshja, kauza, peticioni dhe u tradhëtuan afer 500.000 qytetar nënshkrues.

Ishin vetëm disa shembuj.

Albin Kurti mundët sot me heqë dorë nga posti i presidentit për Vjosën dhe me e mbajtë qeverinë pa problem dhe kokëqarje pa deputetët e Listës ” Guxo” dhe pa Listën Serbe. A e keni pa ku e ka hudhë Zv. Kryeministrin e Komandantave, Rakiqin? Albin Kurti nuk e tradhëton marveshjen parazgjedhore me Listën ” Guxo” edhe me çmimin e shkuarjes në zgjedhje dhe humbjës eventuale të tyre. Kush i garanton që prap i fiton ato?

MARVESHJET POLITIKE ME PARTNER POLITIK DUHET RESPEKTU DHE MBAJTE PAVARËSISHT ÇMIMIT!

Mosnënshtrimi ndaj Listës Serbe

A ju kujtohën fotot nga takimet e liderucëve politik me Veselinoviqin dhe qendrimi i Tij gjysëm i shtrirë në fotele. Duke e tregu superioritetin ndajë liderucëve, pa moral e marre, bënte pazare për institucionet e shtetit tonë.

A ju kujtohët që ndërpritej seanca e Kuvendit dhe pritej Lista Serbe 3 orë me ardhë nga Beogradi dhe me e votu Qeverinë e Shtetit të Kosovës?

Albin Kurti dhe Vjosa Osmani shkojnë në zgjedhje apo mbetën me 58 deputet Shqiptar në opozitë dhe nuk i nënshtrohen Listës Serbe. Nese Lista Serbe rrin në Kuvend ka me qenë vetëm rezultat i presionit Ndërkombtar.

Pra më në fund e pamë që dikush nga politikanët shqiptar të Kosovës kan dinjitet dhe nuk i nënshtrohën Listës Serbe.

Fundi i sekserve dhe bërja e rrëzimi i qeverive ,kafëve e qymezeve, nga matrapaz të tipit Baton Haxiu, Berati, Blerimi, Dardani, Vetoni…..

A ju kujtohët sa pozita, dhe çfarë, merrte Dardan Gashi si shpërblim që ishte sekser, njëher i pdk-së për votën e Ukë Rugoves e të dyten herë për votën e Teuta Rugovës për qevernë PAN. U mendu, shpik, Ministria e inovacionit për tu bë Ministër se pak vetëm zv. Kryeministër. Në këto pazare është lujtë edhe me miliona të qytetarëve të Kosovës.

Institucionet votohen ga deputetët, të zgjedhurit e popullit, në Kuvend dhe koalicionet behën në menyrë transparente në hapsira të institucioneve legale të shtetit.

S KA SEKSERA MA!

Fundi i pazareve për votë të Deputetit

A ju kujtohët pazari në shtëpinë e Presidentit Rugova për votën e Teutës, ishte në ldk dhe e votoj qeverinë PAN?

Sa pozita i mori sekseri Dardan Gashi për ate votë? Gruas së Presidentit të ndjerë iu siguru paga, vetura dhe shoferi. Mirëmbajtja e shtëpisë dhe garanca që do të ndikohët ne Prokurori dhe Gjyqësi qe të prolongohët procesi ndaj Astrit Haraqisë dhe Ukë Rugovës për shitjen e vizave Italiane.

A ju kujtohën pozitat në Ambasada e Konzulata, tënderat, tërminalet doganore……e sa që nuk i dijmë Ne për tu siguru kuorumi në votimin e Hashimit për President?

A ju kujtohët shkuarja , e Presidentit Thaci dhe KM Haradinajt,pas mesnate në shtepinë e Haxhi Shalës dhe pazarët për rrezimin e qeverisë Kurti dhe formimin e asaj Hoti?

Albin Kurti dhe Vjosa Osmani në opozitë mbesin dhe kurr s shantazhohën dhe s bejnë pazare të tilla. Deputetët janë të zgjedhur nga populli dhe të paguar rrast nga buxheti i shtetit. Janë aty me e kry obligimin Kushtetues për formimin e institucioneve dhe ushtrimit të kontrollit mbi to. S ka me u shitë vota e Deputetit dhe korupcioni me fillu aty në Kuvend.

S KA PAZARE ME BESIMIN E QYTETARËVE MA!

Se si do të qeverisë ky koalicion është e panjohur por instalimi i këtyre standardeve në politikën Kosovare janë shkaku qe me pasë SHPRESË!

Të tjera