“Mallkimi” gjysmëfinale e ndjek sërish, Guardiola: Goditje e fortë! Ishim kaq afër finales…

Autori: Gazeta inFokus
10:14 | 05 May 2022
Manchester City dhe Pep Guardiola ishin me një këmbë në finalen e Champions League, por përballë Realit të këtij sezoni nuk mund të bësh kurrë llogari apo të jesh i qetë, edhe pse mund të jetë minuta e fundit e ndeshjes.
Kampionët e Anglisë përjetuan një mbrëmje horror në “Santiago Bernabeu”. Tre gola të pësuar brenda pesë minutave dhe lamtumirë ëndrra finale kundër Liverpoolit. Guardiola e pranon se eliminimi dramatik është i vështirë për t’u pranuar.
“Në pjesën e parë nuk luajtëm futboll, na mungoi loja, nuk kishim vazhdimësi dhe rrjedhshmëri në lojë. Më pas e morëm veten dhe në momentin tonë më të mirë kishim mundësi të dërgonim rezultatin në 2-0 për ne. E kishim gjithçka nën kontroll.
Ata futën lojtarë të freskët dhe morën më të mirën. A e mendova të kryer kalimin në finale? Jo, për shkak të përvojës së madhe që kam në këtë kompeticion, por sa keq! Ishim shumë afër finales…
Realit i duheshin dy gola, por ata janë të aftë për ta bërë një përmbysje të tillë, historia e tyre flet qartë. Urime Realit dhe Liverpoolit për kualifikimin në finale.
Pësuam një goditje të fortë, e pranoj. Nuk e di nëse meritonim diçka më shumë. A më mungon trofeu i Champions League? As këtë s’e di… Kemi zhvilluar gjëra të jashtëzakonshme së bashku, jam i lumtur te Manchester City”, deklaroi trajneri spanjoll.
Guardiola regjistroi eliminimin e gjashtë në gjysmëfinalet e Champions League. Dy herë i ndodhi kur ishte trajner i Barcelonës (2010, 2012), tre herë me Bayern Munchen (2014, 2015, 2016) dhe tani me Cityn (2022).
Të tjera
-
Lajm tragjik: Rryma mbyt nënën me dy vajzat e saj
Tre anëtarë të familjes Kola, nëna dhe dy vajzat, humbën jetën pasi ranë në k...
-
Delegacioni i BE-së: Nishani ka dhënë një kontribut të rëndësishëm për afrimin e Shqipërisë me Bashkimin Evropian
Delegacioni i Bashkimit Evropian në Shqipëri ka shprehur ngushëllimet për nda...
-
Dalin pamjet e Mercedesit të djegur të Butës që çoi në vrasjen e sotme
Qëndrim Jonuzi, vëllai i këngëtarit “Buta”, e qëlloi mbrëmë pas mesantës për ...
-
Haradinaj nga Lozana: Bashkatdhetarët tanë storie suksesi në Zvicër
Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj ka takua...
-
Abetarja e përbashkët – Projekti me të cilin krenohen dy qeveritë mbahet sekret nga ministria e Nagavcit
Kryeministri shqiptar Edi Rama dhe ai kosovar Albin Kurti i patën mbledh kabi...
-
Hekuran Murati: Qytetarët janë të mësumë me i tejkalu krizat
Ministri i Financave, Hekuran Murati, nuk pajtohet me vlerësimet e organizata...
-
Delegacioni i Kuvendit në Asamblenë Parlamentare të NATO-s, ndoqi punimet e Komisionit Parlamentar për Politikë dhe Siguri në AP te NATO-s
Delegacioni i përherëshëm i Kuvendit të Republikës se Kosovës në Asamblenë Pa...
-
Si përfundoi me vrasje miqësia shumëvjeçare e të rinjve në Ferizaj?
Të shtunën pas mesnatën ka mbetur i vdekur 30 vjçari Gazmend Hyseni, vdekjen ...
-
Tragjedia në Fushë Arrës, flet fqinji: Ishin të ftohta akull, nëna sapo kishte ardhur nga puna
Një ngjarje tragjike u regjistrua ditën e sotme në Fushë Arrës, ku nëna bashk...
-
Familjarja e të vrarit në Ferizaj del me njoftim për varrimin e tij
arrimi i të vrarit sot në Ferizaj, Gazmend Hyseni, do të bëhet nesër në ora 1...
-
Varfëria e çmimet e larta po i bën qytetarët të blejnë më pak dhe me kualitet më të dobët
Deri vonë, 500 euro në muaj i kanë mjaftuar familjes katëranëtarëshe të Leutr...
-
Breshër e rrebeshe shiu në disa pjesë të Kosovës
Rrebeshe shiu e breshri kanë përfshirë Kosovën në disa pjesë. Lexuesit kan...