Lajme

Malishevë/ Tifozi i futbollit kapet ‘mat’ nga policia duke konsumuar substancë narkotike, përfundon ne pranga

Autori: Gazeta inFokus 21:15 | 08 May 2022

Një 21 vjeçar është arrestuar sot pasdite në Malishevë rreth orës 16:00, pasi që i njëjti u kap nga Policia me substanca narkotike dhe armë të ftohtë, shkruan Gazeta Sinjali.

Siç mëson Sinjali nga burimet brenda Prokurorisë, ngjarja ka ndodhur në stadiumin “Liman Gegaj” në Malishevë, gjatë kohës që ishte duke u zhvilluar një ndeshje futbolli.

Gjatë sigurimit të ndeshjes, policia ka vërejtur se një tifoz që ishte brenda në tribunë ishte duke konsumuar substancë narkotike.

-Advertisement-

Gjatë kontrollit, te i njëjti janë gjetur dy qese të vogla me substancë narkotike që dyshohet të jetë marihuanë, një mulli për bluarjen e substancës narkotike si dhe një armë e ftohtë (brisk) e llojit Boker.

I dyshuari e ka pranuar se qesja me substanca narkotike është e tij dhe se të njëjtën e kishte blerë në Mitrovicë, mirëpo nuk ka dhënë detaje se nga kush e kishte blerë.

Ndaj tij është iniciuar rasti “posedim i paautorizuar i substancave narkotike, psikotrope dhe analoge” dhe Mbajtja ne pronësi ose posedim te paautorizuar te armës”. Pas zbatimit të hetimeve nga Prokurori i Shtetit, aktakuza do të ushtrohet në gjykatë, thotë burimi nga Prokuroria në Gjakovë.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Edhe një storie suksesi – PRINCE CAFFE lidh marrëveshje bashkëpunimi me kompaninë më të madhe në Kroaci të shitjes me…

Të tjera