Lajme

Malishevë: Qeni kafshon një burrë derisa po punonte pronën e tij

Autori: Gazeta inFokus 10:58 | 19 October 2022

Një person ka pësuar lëndime pasi që është kafshuar nga një qen të martën në Malishevë, shkruan Gazeta Infokus.

Sipas policisë ai është dërguar për tretman mjekësor.

Derisa lidhur me rastin është intervistuar pronari i qenit ku në konsultim me prokurorin rasti vazhdon në procedurë të rregullt.

-Advertisement-

“Viktima mashkull kosovar ka raportuar se është kafshuar nga një qen derisa ishte duke punuar në pronën e tij. Lidhur me rastin viktima ka marrë tretman mjekësor, ndërsa po ashtu është intervistuar pronari i qenit ku në konsultim me prokurorin rasti vazhdon në procedurë të rregullt”, thuhet në raport.

Rasti është iniciuar si “Shkaktim i rrezikut të përgjithshëm”./Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Lansohet aplikacioni më i ri i lojalitetit që sjell t’mira pafund Kartela Plus!
-Advertisement-

Të tjera