Sport

Malisheva me fitore të madhe ndaj Hibernianit skocez

Autori: Gazeta inFokus 18:59 | 23 July 2026

Malisheva ka regjistruar njërën prej fitoreve më të rëndësishme në histori. Të enjten në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë fitoi 2:0 përballë skuadrës së njohur skoceze, Hibernian. Ishte ndeshja e parë e raundit të dytë kualifikues të Ligës së Konferencës. Ndeshja kthyese luhet pas një jave.

Kreshnik Uka ishte lojtari i ndeshjes. Ish-sulmuesi i Drenicës dhe golashënuesi më i mirë i elitës së futbollit kosovar me 19 gola në sezonin e kaluar, shënoi e asistoi në këtë ballafaqim.

Uka realizoi fillimisht në minutën e 21-të. Ai pranoi top të mirë në zonë nga Arlind Veliu dhe realizoi nga afërsia. Uka e kreu punën edhe në golin e dytë kur asistoi për Valmir Nafiun, që shënoi në minutën e 90-të për 2:0, raporton Koha.net.

-Advertisement-

Për Malishevën është edicioni i tretë rresht në kualifikimet e kupave evropiane.

Hiberniani është katër herë kampion i elitës skoceze dhe tri herë fitues i Kupës së Skocisë. Titullin e fundit e fitoi në edicionin 1951/52.

Malisheva, e themeluar në vitin 2016, në raundin e parë kualifikues e eliminoi Vllazninë e Shkodrës.

Skuadra që avancon, në raundin e tretë kualifikues të Ligës së Konferencës përballet me fituesin ndërmjet Bravos sllovene dhe Shkëndijës së Tetovës.

Comodita Home rikthen “Garage Sale” për edicionin e tetë, me zbritje deri në 70%
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy