Lajme

Maliqi ironizon me liderët kosovarë: Askush nuk i përmbush standardet tona të pastërtisë morale

Autori: Gazeta inFokus 23:21 | 30 May 2022

Pjesëtri i shoqërisë civile ka reaguar pas refuzimit që po i bëjnë liderët e vendit për të qenë pjesë e “Open Ballkan”.

Ai duke ironizuar me këtë qëndrim të liderëve tanë, ka shkruar se “askush nuk i përmbush standardet tona të pastërtisë morale”, raporton Gazeta Blic.

Postimi i plotë:

-Advertisement-

Mendoj se Kosova si pishtar botëror i demokracisë nuk duhet të bëhet pjesë e asnjë nisme rajonale dhe ndërkombëtare sepse askush nuk i përmbush standardet tona të pastërtisë morale.

Strategjia duhet të jetë themelimi i kishës së demokracisë; dërgimi i apostujve dhe pritja që e gjithë bota ta përqafojë përndritjen tonë.

Ndërkohë nuk ka lidhje nëse Kosova zbrazet nga mungesa e perspektivës dhe nga izolimi… ia bëjmë siç ia kemi bërë gjithmonë, parkohemi e presim në diasporë derisa qafirët e kësaj bote të kthjellen dhe ta shohin rrugën e drejtë.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera