Lajme

Mali i Zi miraton një pako masash kundër Rusisë

Autori: Gazeta inFokus 12:48 | 08 April 2022

Malit të Zi ka miratuar një pako të masave kufizuese kundër Rusisë.

Këtë e bëri të ditur i mandatuari për kryeministër, Dritan Abazoviq, i cili falënderoi ministrat për bashkëpunim.

Ministria e Jashtme e Malit të Zi po ashtu të enjten shpalli persona të padëshiruar edhe katër diplomatë të Ambasadës së Federatës Ruse në Mal të Zi.

-Advertisement-

“Nota formale për këtë vendim, ku parashikohet një afat prej shtatë ditësh për t’u larguar nga territori i vendit tonë, i është dorëzuar sot ambasadorit rus. Ministria Jashtme malazeze e ka marrë vendimin në bazë të vlerësimit të organeve përkatëse të sigurisë në Mal të Zi për veprimtarinë e diplomatëve rusë dhe sipas nenit 9 të Konventës së Vjenës për Marrëdhënie Diplomatike”, kishte shkruar Ministria.

Mali i Zi i ishte bashkuar edhe sanksioneve të marra nga Bashkimi Europian në mars kundër Rusisë për shkak të nisjes së agresionit në Ukrainë.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova lanson Kredinë për Ekonominë Qarkore – e para dhe e vetmja e këtij lloji në Kosovë
-Advertisement-

Të tjera