Lajme

Mali i Zi, masa më të ashpra/ Nga sot në kufi certifikatë dhe tampon

Autori: Gazeta inFokus 14:31 | 02 January 2022

Përhapja e variantit të ri të koronavirusit, Omicron ka detyruar autoritetet malazeze të shtrëngojnë masat anti-COVID.

Nga dita e sotme në të gjitha pikat kufitare të Malit të Zi udhëtarëve që duan të futen në territorin malazez, përveç certifikatës COVID do tu kërkohet edhe testi PCR negativ, ose testi i shpejtë. Kur udhëtarët të pretendojnë kalimin në pikat kufitare të Malit të Zi, atyre nuk duhet t`u kenë kaluar më shumë se 6 muaj nga marrja e dozës së dytë të vaksinës anti-COVID.

Në rastet kur një udhëtar nuk e plotëson këtë kusht, ministrja e Shëndetësisë, Jelena Boroviniç bëri me dije se personi do të përballet me vetëizolimin për dhjetë ditë.

-Advertisement-

Ky vetëizolim mund të ndërpritet nëse pas tre ditësh personi rezulton negativ ndaj COVID. Masa të reja anti covid janë vendosur dhe në lidhje me hotelet dhe restorantet, ku qytetarët duhet të paraqesin certifikatën e vaksinimit për të hyrë. Autoritetet shëndetësore në Podgoricë thanë se nga fillimi i pandemisë në Mal të Zi kanë humbur jetën 2,407 vetë. Drejtori i Institutit të Shëndetit Publik, Igor Galiq, tha se në dy javët e fundit është regjistruar një rritje prej 81 për qind e rasteve të reja.

Nga fillimi i pandemisë sipas autoriteteve shëndetësore malazeze 44 për qind e qytetarëve në Mal të Zi, kanë shqetësime ndërsa një e treta janë në ankth te vazhdueshëm.

Rritja e rasteve me COVID-19 ka bërë që Mali i Zi të ashpërsojë masat të cilat ende nuk dihen se deri kur do të jenë në fuqi./Tch

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Fito 50 € për dyshekun e vjetër dhe merr dyshkeun e ri Cloud për vetëm 549 €
-Advertisement-

Të tjera