Lajme

Mali i Zi, deri 20 mijë euro gjobë për pirjen e cigares në mjedise të mbyllura

Autori: Gazeta inFokus 16:28 | 14 August 2019

Në Malin e Zi hyn sot në fuqi ligji për kufizimin e përdorimit të produkteve të duhanit në mjedise të mbyllura.

Për të gjithë ata që do ta shkelin këtë ligj gjoba e parashikuar arrin deri në 20. 000 euro.

Ligji me të cilin ndalohet përdorimi i produkteve të duhanit në hapësira publike të mbyllura, përveçse në kazino, u miratua në mënyrë unanime më 31 korrik.

-Advertisement-

Me ligjin e ri nuk lejohet pirja e duhanit në çfarëdo lloj hapësire ose në zonat ku konsumohet ushqim dhe pije.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
KosovaMed përmbyll vitin me sukses – dhuron donacione për QKMF-në e Junikut

Të tjera