Sport

Maldini: Ronaldo dhe Maradona dy kundërshtarët më të vështirë

Autori: Gazeta inFokus 14:04 | 11 September 2017

Legjenda e Milanit, Paolo Maldini, ka zbuluar dy lojtarët që i kanë shkaktuar më së shumti vështirësi gjatë karrierës.

Italiani ka folur edhe për trajnerët më të mirë aktualisht, duke thënë se është edhe fans i lojës së Jurgen Klopp.

“Isha me fat që luajta ndaj Maradonas. Ai dhe Ronaldo, kur ishte pjesë e Interit, ishin kundërshtarët e mi më të vështirë”.

-Advertisement-

“Trajneri më i mirë aktualisht? E vështirë për ta thënë. Ka shumë, si Diego Simeone, ndoshta Zinedine Zidane”.

“Po ashtu pëlqej atë që Klopp ka bërë te Liverpooli dhe si e ka bërë Dortmundin të luajë në këtë mënyrë”, ka thënë Maldini në një intervistë për Bild.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova vazhdon përkushtimin ndaj gjithëpërfshirjes duke dhuruar një furgon për të mbështetur fëmijët me nevoja të veçanta
-Advertisement-

Të tjera