Makroni ia kthen letrën Erdoganit, e nis me këto fjalë
Autori: Gazeta inFokus 16:06 | 16 January 2021
Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, ia ka kthyer letrën homologut të tij turk, Rexhep Erdogan. Ai e nisi letrën me fjalët “I dashur Erdogan”.
Në letrën dërguar Erdoganit, presidenti francez tha se shpreson që paqja dhe stabilitetit të kthehen në Evropë gjatë vitit 2021 me ndihmën e Ankarasë, sipas gazetës së përditshme franceze, L’Opinion.
Kjo gazetë raportoi se Makroni përdori fjalë të sinqerta në përgjigjen që ia ktheu Erdoganit që më parë i kishte dërguar letër homologut francez në mesin e dhjetorit, pasi ky i fundit kishte dalë pozitiv në testin për Covid-19.
Në këtë letër, Makroni uroi për gëzim dhe harmoni të presidentit turk dhe popullit të Turqisë, duke shprehur pajtueshmëri me Erdoganin për nevojën për bashkëpunim në luftën kundër pandemisë, transmeton Gazeta Express.
Makroni shprehu vullnet për të diskutuar rreth kësaj çështjeje dhe për lidhjet e Turqisë me BE-në në të ardhmen. Tutje, gazeta franceze raportoi se dy udhëheqësit po planifikojnë që të organizojnë një takim virtual përmes video-lidhjes.
Raportet mes Turqisë dhe Francës kanë qenë të tensionuara kohëve të fundit, sidomos për shkak të eksplorimit të burimeve natyrore në Mesdhe nga Turqia dhe publikimit të karikaturave të profetit Muhamed në Francë.
Të tjera
-
Ngjarjet e datës 27 prill
Organizuar nga Zyra e Kryeministrit të Kosovës, Komisioni Qeveritar për Perso...
-
Ministria e Jashtme gjermane tregon për takimin me Kurtin
Zyra gjermane për Punët e Jashtme ka komentuar takimin që ka pasur ministrja ...
-
Osmani nesër me nderime te Memoriali për të Pagjeturit dhe për homazhe në Mejë
Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, nesër do të bëjë nderime te Memoriali për...
-
Gjiganti zviceran “Lika Group” synon ta zbukurojë Prishtinën
Klanin mund ta kenë inspirim, që në Kosovë të fillojnë një ndërtim. Kompan...
-
Tërmeti me magnitudë 5.8 ballë godet Tajvanin
Një tërmet me magnitudë 5.8 ballë ka goditur Tajvanin. Tërmeti u regjistrua m...
-
Blinken: Kemi parë prova të përpjekjes së Kinës për të ndikuar në zgjedhjet e SHBA
Sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken tha se SHBA ka parë prova të përp...
-
Kurti: Kur vendet autoritare po kërcënojnë me largim, Kosova me meritë kërkon anëtarësimin në KiE
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti nëpërmjet rrjetit social Facebook, ka fol...
-
Ndërron jetë Bojan Tonçiq, gazetari serb që kundërshtoi Millosheviqin për luftën e Kosovës
Në moshën 57 vjeçare ka ndërruar jetë gazetari serb Bojan Tonçiq. Tonçiq d...
-
Abdixhiku në Hamburg këtë fundjavë, paralajmëron dy tubime
Kryetari I LDK-së, Lumir Abdixiku ka njoftuar për agjendën që do ta ketë gjat...
-
Sandulloviq-Hillit: “Duhet t’ju vijë turp nga vetja”
Politikani serb, Nikolla Sandulloviq, e ka postuar një fotografi në platformë...
-
Mbahet ceremonia e lidhjes me internet të shkollës së 100-të në Republikën e Kosovës
Ministria e Ekonomisë, përmes Projektit të Kosovës për Ekonomi Digjitale (KOD...
-
Departamenti amerikan i Shtetit demanton dyshimet e ngritura ndaj Escobarit
Pretendimi i ngritur nga Vudi [Vedat] Xhymshiti se Zëvendës Ndihmës Sekretari...