Makineria e Man.City, kush mund ta ndalojë ekipin e Pep Guardiolës?
Autori: Gazeta inFokus
11:16 | 23 May 2023
Manchester City është bërë skuadra e parë në Premier League që e fiton titullin tre herë radhazi, që nga koha kur rivalët qytetas të Manchester United arrinin diçka të tillë në sezonet 2006/07, 2007/08, 2008/09.
Mënyra se si Citizens ia dolën këtë sezon është vërtetë e jashtëzakonshme, pasi rekuperuan 8 pikë për të parakaluar Arsenalin dhe për të festuar titullin të dielën në ”Etihad Stadium” pasi mundën 1-0 Chelsean.
Falë gjenialitetit të Guardiolës, Manchester City ka vendosur standarde shumë të larta dhe një dinasti që do të vijë vetëm duke u konsoliduar. Nga shumë opinionistë në futbollin anglez, skuadra që Guardiola ka në dispozicion tek City këtë sezon konsiderohet më e mira, që kur tekniku u emërua në vitin 2016. Nuk kontestohet në asnjë mënyrë organika që Pep ka pasur në sezonet e shkuara, pasi edhe në sezonin 2018/19 apo në sezonin 2020/21, Guardiola krijoi një makineri të frikshme, por kontigjenti i këtij sezoni, i shoqëruar me harmoninë, përvojën dhe urinë që kanë të gjithë lojtarët së bashku është e pabesueshme.
Por, ekipi i edicionit 2022/23 qëndron përballë dy provave finale, ku nëse i kalon me sukses, meriton të quhet jo vetëm skuadra më e kompletuar e Guardiolës që nga koha kur ky i fundit mori drejtimin në ”Etihad”, por edhe një nga skuadrat më të mira në historinë e futbollit anglez, krahas Man. United që fitoi tripletën në edicionin 1998/99, Arsenalit që fitoi Premier League pa asnjë humbje në edicionin 2003/04 apo dhe Chelseat që fitoi kampionatin nën drejtimin e Mourinhos në edicionin 2004/05, duke pësuar vetëm 15 gola përgjatë gjithë sezonit.
Manchester City është vetëm dy ndeshje larg përjetësimit në librat e artë të futbollit, ku i duhet të fitojë finalen e FA Cup përballë Man.Utd dhe finalen e Champions League përballë Interit, për të konsoliduar statusin e saj madhështor jo vetëm në ishull, por edhe në Europë.
Në sezonin e ardhshëm, Manchester City do të mbetet përsëri skuadra për t’u mundur, pavarësisht ambicieve të Arsenal, Liverpool, Manchester United, Newcastle apo dhe Chelsea që mund të ringrihet me Mauricio Pochetinon. Erling Haaland ka rezultuar si një revolucion total në sulmin e Man.City, me repartin ofensiv që u kthye nga një pikë e dobët në kohën e Gabriel Jesus, në armën më të fortë me sulmuesin norvegjez që tashmë po thyen rekord pas rekordi e po udhëheq përpara ekipin. Qofshin milionat, transferimet e bujshme apo ndryshimi i trajnerëve, në Angli ende nuk e kanë zgjidhur ekuacionin se si mund të ndalin makinerinë rrafshuese të Pep Guardiolës.

T� tjera
-
Nipi i Hashim Thaçit i reagon Vlora Çitakut: Boll me statusa, veproni oj zonjë!
Reagimi i ushtrueses së detyrës së kryetares së PDK-së, Vlora Çitaku, ndaj dë...
-
Hamza: Hashim Thaçit mund t’ia mohojnë lirinë, por kurrë s’mund t’ia marrin vendin si kryeprotagonist i historisë së Kosovës
Bedri Hamza, ka reaguar në mbështetje të ish-presidentit Hashim Thaçi, pas ak...
-
Specialja publikon vendimin: Thaçi dënohet me 17 muaj burgim për pengim të drejtësisë, Smakaj e Fazliu lirohen, Kilaj shpallet i pafajshëm
Ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, është dënuar me 17 muaj burgim nga Gj...
-
“Një padrejtësi nuk ndreqet nga një padrejtësi tjetër”, citati i Thaçit publikohet pas dënimit në Hagë
Pas shpalljes së aktgjykimit me të cilin Hashim Thaçi u dënua me një vit e pe...
-
Thaçi pas dënimit prej 17 muajsh: Kjo është politikë, jo drejtësi
Ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, është dënuar me 17 muaj burgim për ve...
-
“E turpshme dhe e papranueshme” – Vlora Çitaku reagon ashpër ndaj vendimit të Speciales për Thaçin
Ushtruesja e detyrës së kryetares së Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çi...
-
Hajredin Kuçi dënohet me 1 muaj burgim me kusht
Ish-zëvendëskryeministri Hajderin Kuçi është dënuar me 1 muaj burgim me kusht...
-
Fadil Fazliu dënohet me 12 muaj burgim, por e ka shlyer me paraburgim
Fadil Fazliu është dënuar me 12 muaj burgim në rastin kundër administrimit të...
-
Isni Kilaj shpallet i pafajshëm
Isni Kilaj është shpallur i pafajshëm nga Gjykata Speciale. I njëjti do të l...
-
Specialja dënon me burgim Bashkim Smakajn
Gjykata Speciale e ka dënuar Bashkim Smakajn me 12 muaj burgim. Ai akuzohej ...
-
Thaçi dënohet edhe me 17 muaj të tjerë burgim për pengim të drejtësisë
Hashim Thaçi, ish-presidenti i Kosovës, është dënuar edhe me 17 muaj burgim n...
-
Gjyqtari: Smakaj i përcolli udhëzime dëshmitarit Bislim Zyrapi
Gjyqtari Christopher Gosnell tha se Bashkim Smakaj u takua me dëshmitarin Bis...































