Makina fluturuese, prezantohet në 11 Maj në Barcelonë
Autori: Gazeta inFokus 14:03 | 10 May 2019
Ëndrra e të gjithë shoferëve po bëhet realitet: së shpejti do të mund t’i shpëtosh trafikut duke ngarë një makinë fluturuese. Pal-V, shtëpia automobilistike holandeze, do të prezantojë më 11 maj, Liberty Pioneer, automjetin e parë fluturues në botë të projektuar për tu përdorur lirisht në rrugë publike.
Ai do të jetë protagonisti i sallonit ndërkombëtar të Barcelonës, panairi automobilistik katalan, që i dedikohet inovacionit. Nuk bëhet fjalë për një shpikje fanta-shkencore, por për një produkt të sigurt dhe që respekton normativat e pjesës më të madhe të vendeve të botës – sigurojnë prodhuesit. Automobili i prezantuar nga shtëpia holandeze, teknikisht është një xhirokopter; në krahasim me helikopterët normalë ai ka një helikë më të vogël dhe e merr shtytjen kryesore nga një helikë e pasme, e lidhur direkt me motorin.
Për ta ngarë nevojitet një patentë fluturimi. Autonomia e mjetit me një karburator plot është rreth 1300 km në rrugë dhe 500 km në fluturim. Edhe parametrat e tjerë janë thuajse normalë me arritjen e 100 km në orë brenda 9 sekondave dhe me kapacitetin për të arritur shpejtësinë e 180 km në orë në rrugë.
Dimensionet janë thuajse sa të një fuoristrade; 4 metra gjatësi dhe 2 gjerësi. Pesha, është shumë më e vogël; vetëm 600 kg. Sidoqoftë, helikat mund të jenë pak të sikletshme për një parkim normal të mjetit. Në këtë rast, Pal-V e ka zgjidhur problemin me një funksion të quajtur “ndryshim modaliteti”. Mjafton të shtypësh një buton, pak si në filmat e James Bond, për të bërë që helikat të dalin apo të fshihen…Ai kushton 499 mijë euro, çmim ky për një super makinë luksi dhe do të prodhohet fillimisht në 90 ekzemplarë.
Të tjera
-
Osmani takon në Kanada Admiralin e NATO’s, i thotë që prania e KFOR ka qenë gjithmonë e rëndësishme për paqen dhe sigurinë në Kosovë
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, është takuar me admiralin Rob Bauer, kry...
-
Kurti: Matematika është një nga lëndët më të rëndësishme për të ardhmen intelektuale të fëmijëve
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, mori pjesë në një ngjarje të organizuar ...
-
Guerot: Marrëveshjen e Ohrit e konsiderojmë detyrimore për të dyja vendet si për Kosovës dhe Serbinë
Ambasadori i Francës në Kosovë, Olivier Guerot u shpreh se anëtarësimi i Koso...
-
Serwer: Kurti duhet ta ketë prioritet përmirësimin e marrëdhënieve me aleatët perëndimor
Profesori në Universitetin amerikan, Johns Hopkins, Daniel Serwer thotë se në...
-
Ja si do të jetë moti sot gjatë ditës
Sot në Kosovë pritet të kemi mot stabil, por shumë të ftohtë në mëngjes. Temp...
-
Edi Rama zhvillon sot takimin me shqiptarët e Londrës: Në rrugën drejt Shqipërisë 2030
Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama do të zhvillojë ditën e sotme (24 nëntor) ...
-
Burri në Shtërpcë gjen në oborr një person pa shenja jete, policia po e heton rastin
Një burrë në Shtërpcë ka raportuar se në oborrin e shtëpisë së tij gjendet nj...
-
Prishtinë, dy persona shkaktojnë dhụnë psiqike ndaj familjares
Dy persona në Prishtinë dyshohet se kanë ushtruar dhunë psiqike ndaj një fami...
-
Plagὀsja e dyfishtë në Vranjec, arrestohet edhe një i dyshuar
Dje është arrestuar edhe një i dyshuar për plagosjen që ndodhi të enjten në V...
-
VV-ja sot mban konferencë për media, do të shpalosen informacione të rëndësishme lidhur me zhvillimet e fundit
Lëvizja Vetëvendosje sot do të mbajë konferencë për media. Sipas njoftimit...
-
Abdixhiku në Ferizaj: Me tubim kaq të mirë, i paskeni dhënë kushtrim uraganit të fitores sonë të madhe
Kandidati i LDK-së për kryeministër, Lumir Abdixhiku sonte ka mbajtur një tub...
-
Mot më stabil në javën e fundit të nëntorit, temperaturat rriten përreth mesatareve
Java vijuese parashihet të dominohet nga kushte më stabile meteorologjike. ...