Majori amerikan me ushtarë të tjerë shkuan sot në xhami të Prishtinës

Autori: Gazeta inFokus
16:36 | 18 November 2022
Një xhami të Prishtinës, e ka vizituar sot Major Paul Girdley, me disa ushtarë të tij nga Kampi i Bonstillit.
Imami i xhamisë, në këtë takim u shpreh mirënjohës ndaj SHBA-së, për atë se çfarë ata kanë bërë për Kosovën. Ai e quajti këtë ditë si ditë historike dhe të veçantë.
‘’Ne jemi shumë mirënjohës ndaj SHBA-ve për çdo gjë ata kanë bërë dhe po bëjnë për vendin tonë. Kosova nuk ka aleat partner e mikë se sa SHBA-të, andaj e lus edhe zotin e madhëruar që ti kemi përherë këta miq. Me prezencën e me mbështetjen e tyre sot kemi nderin të kemi mysafir një grup nga kampi amerikan Bonstill. Disa miq tan që i prinë miku im, Kapelani Major Paul Girdley me bashkëpunëtorë të cilëve i falënderojmë shumë për vizitën. Pa dyshim kjo vizitë për neve është ditë historike ditë e veçantë , ditë që do ta mbajmë në mënd gjatë. Miq të tillë pa dyshim se ja shtojmë vlerën shtëpisë ton , vendit tonë dhe natyrisht që xhamia është e hapur për çdo krijesë të zotit’’, tha Imami.
Ndërsa Kapelani Major Paul Girdey, tregoj se ai i inkurajon ushtarët e tij të jenë të sinqertë dhe të pasionuar ndaj traditave të tyre të besimit, duke cekur se qëllimi i tyre është liria fetare në ushtri dhe në kombin tonë.
“Si Kapelan unë i inkurajoj ushtarët që të jenë të sinqertë dhe të pasionuar ndaj traditave të tyre të besimit. Unë gjithashtu u shërbej ushtareve dhe ofroj një shërbim adhurimi javor sipas traditave, vlerave dhe bindjeve të mia të besimit. Ashtu si pemët e pyllit që prodhojnë lloje të ndryshme të frutash po ashtu edhe ushtarët tanë e bëjnë një gjë të tillë. ky është qëllimi i lirisë fetare në ushtrinë dhe kombin ton” tha Kapelani Girdey, ka shkruar indeksonline.
Në këtë vizitë që iu bë Imamit të xhamisë në Prishtinë, i pranishëm ishte edhe drejtori për sport në Prishtinë Granit Rugova.

Të tjera
-
Katër persona lëndohen si pasojë e një aksidenti në Gllamnik të Podujevës
Foto ilustrim Në fshatin Gllamnik të Podujevës ka ndodhur një aksident të ...
-
Shala: Politikat e Kurtit për energjinë po ndajnë qytetarët e Kosovës në dy kategori
Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Ferat Shala, ka kritikuar as...
-
Vuçiq: Në kokën time po lindin mendime të këqija
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka dhënë një intervistë alarmante në ...
-
Abdixhiku udhëton në Valencia të Spanjës, merr pjesë në Kongresin e EPP
Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka udhëtuar sot d...
-
Berisha: I kemi thënë Kurtit se ne duam marrëveshje, por momentalisht nuk kemi
Deputeti nga rradhët e Partisë Liberale Egjiptiane, Veton Berisha tha në Klan...
-
Kurti nga posta në Leposaviq: Ndoshta me ja çu nga një letër partive opozitare – votone Albulenën
Gjashtë herë radhazi ka dështuar konstituimi i Kuvendit sepse Lëvizja Vetëven...
-
Rama i shkruan sërish letër Muratit, kërkon alokimin urgjent të buxhetit të Kryeqytetit për vitin 2025
Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, i ka drejtuar një letër urgjente Minist...
-
Urdhërarresti ndaj Radoiçiqit dhe 19 të tjerëve- dyshohen për vrasjen e 106 civilëve shqiptarë që u gjetën në një varrezë masive në Serbi
Gjykata Themelore në Prishtinë më 27 mars 2025 ka lëshuar urdhërarrest ndaj M...
-
ZRrE thotë se tarifat e reja vlejnë për të gjithë furnizuesit përfshirë dhe Elektrosever
Zyra e Rregullatorit për Energji ka lëshuar një njoftim që flet për rritjen e...
-
Grenell përgënjeshtron zëdhënësin e Berishës se ka lobuar për takim mes Ramës e djalit të Trumpit
Richard Grenell, i dërguari i Presidentit Donald Trump për misionet speciale,...
-
PDK s’ndryshon qëndrim, Blerta Deliu: As nesër nuk e votojmë Albulena Haxhiun
Deputetja e PDK-së, Blerta Deliu Kodra, ka konfirmuar se partia e saj do të m...
-
Zhvillimi ekonomik i Gjilanit, ambasadori i BE-së në Kosovë takohet me presidentin Vranovci
Sot, Këshilli i Bizneseve të Rajonit të Gjilanit, nën kryesimin e presidentit...