Sport

Majlinda mposhtet sërish, mbetet pa medalje në Botëror

Autori: Gazeta inFokus 17:49 | 29 August 2017

Xhudistja kosovare, Majlinda Kelmendi ka mbetur pa medaljen në Kampionatit Botëror në xhudo, duke u mposhtur nga braziliania Erika Miranda

Xhudistja më e mirë në botë, Majlinda Kelmendi nuk ka arritur të fitojë medalje në Kampionatin Botëror që po mbahet në Budapest, pasi është mundur edhe nga braziliania Erika Miranda.

Majlinda u mposht në gjysmëfinale nga Ai Shishime dhe kësaj radhe edhe nga Miranda, e cila më herët eliminoi xhudisten tjetër kosovare Distrie Krasniqi.

Kështu Kampionati Botëror për Majlindën përfundon pa medalje, për herë të parë në tri vitet e fundit.

-Advertisement-

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Rakinica e Skenderajt bëhet me rrjet të ri elektrik
-Advertisement-

Të tjera