Majlinda Kelmendi tregon nëse do të pensionohet në fund të vitit 2021

Autori: Gazeta inFokus
13:24 | 27 February 2021
Edhe pse thotë se nuk ishte ndjerë mirë fizikisht dhe psiqikisht në ditën e garave, Majlinda Kelmendi shprehet se ndihet e lumtur që Kosovës i solli një tjetër medalje të bronztë nga Grand Slami i mbajtur në Tel Aviv të Izraelit.
Në një intervistë për KosovaPress, Kelmendi deklaroi se viti 2021 ka filluar mirë për atë dhe se do të vazhdojë të përgatitet për Olimpiadën, e cila pritet të mbahet po ashtu gjatë këtij viti.
Kelmendi: E kam nisur mirë vitin 2021, shpresoj që të mos kem probleme me lëndime para Olimpiadës.
“Realisht e kam filluar mirë vitin 2021, vitin ku do të mbahet Olimpiada. Në Izrael nuk mund të them që jam ndier aq mirë, nuk e di as vet, nuk ka shkuar ashtu siç e kam pritur. Nuk isha mirë atë ditë, as fizikisht as psiqikisht por shyqyrë prej Zotit shkoi mirë dhe mora medalje. Sigurisht se jam e lumtur, secila medalje është e mirëseardhur, secila pikë është e mirëseardhur në këtë cikël të fundit olimpik, në këtë vit të fundit, kështu që në përgjithësi po shkon mirë, po shpresoj shumë që… ato përgatitjet bazike për Olimpiadë do të shkojnë si duhet. Shpresoj që nuk do të kem probleme me lëndime dhe po besoj gjithçka do të jetë si duhet”, tha Kelmendi.
Javë më parë, trajneri i xhudos Driton Kuka, në një intervistë për KosovaPress, kishte deklaruar se viti 2021 mund të jetë i fundit për Majlinda Kelmendin sa i përket pjesëmarrjes në gara dhe një gjë të tillë nuk e mohon as vet ish-kampionia e botës, e cila thotë se kjo do të vendoset pas Lojërave Olimpike, varësisht nga disponoi i saj.
Kelmendi: Pas Lojërave Olimpike do të vendosim për karrierën time
“Jo, do të shohim pas Lojërave Olimpike, ta shohim si po shkon. Sigurisht se pas Lojërave Olimpike do ta kem një pushim ndoshta pak më të gjatë, pushim prej garave po flas, pastaj të shoh se si po ndihem. Në këtë nivelin ku gjendem duhet të jetë motivi shumë i madh, nuk është e lehtë të ushtrosh dhe të vazhdosh të garosh kur i ke të gjithë titujt, kur ke arritur gjithçka çfarë mundet një sportist të arrijë në sport, kështu që të shohim disponimin pas Lojërave Olimpike”, theksoi Majlinda Kelmendi.
Kelmendi duke folur për KosovaPress, tregon se a e sheh veten si trajnere të xhudos, pasi t’i jap fund karrierës së bujshme të saj.Kelmendi: Në të ardhmen mund të jem një asistente e mirë për trajnerë të xhudos.“Sigurisht që po, realisht është diçka çfarë e bëjë me shumë kënaqësi, më pëlqen shumë ta demonstroj, ta tregoj atë çfarë unë e bëjë më së miri, kështu që po mendoj që do të isha një asistente e mirë e Tonit. Nuk mundem të them që një trajnere e mirë, është krejt tjetër të jesh sportist i mirë, e krejt diçka tjetër të jesh trajner i mirë, kështu që po mendoj që do të kisha pasur mundësi me qenë një asistente e mirë për trajner”, tha në fund Kelmendi.
Ndryshe, Majlinda Kelmendi gjatë karrierës së saj i ka dhënë Kosovës tetë medalje të Arta në gara të ndryshme, ndërsa kulmin e kishte arritur në vitin 2013, kur ishte shpallur Kampione e Botës në Rio de Janeiro.

Të tjera
-
Paralajmëron vëllai i Agon Zejnullahut: Nëse shteti nuk vepron, do të detyrohemi të merremi vet me policët
Alban Zejnullahu, vëllai i 27-vjeçarit Agon Zejnullahu i cili vdiq në rrethan...
-
LDK garon me Driton Selmanajn në Prizren, nesër bëhet prezantimi zyrtar
Lidhja Demokratike e Kosovës do të hyjë garës për kryetar të Prizrenit me Dri...
-
Muharremi: Diskurs super patriotik, por importi nga Serbia nuk po ndalet – 1.07 miliardë euro nën Qeverinë Kurti II
Analisti ekonomik Shenoll Muharremi ka reaguar lidhur me kontrastin mes disku...
-
Ministri që pyet ChatGPT-në edhe për buxhetin – Hekuran Murati: “Unë apo Përparim Rama, kush ka të drejtë?”
Hekuran Murati, ministri në detyrë i Financave, po e ushtron detyrën publike ...
-
Edhe Gjykata e Lartë lë në burg Erion Veliajn, rrëzohet rekursi i kryebashkiakut
Gjykata e Lartë në Shqipëri, ka marrë vendimin këtë të martë të lërë në burg ...
-
Prokuroria Speciale kërkon nga Apeli dënimin e ish-ministres Dhurata Hoxha dhe të tjerëve
Në Gjykatën e Apelit të martën është mbajtur seanca në rastin ndaj ish-minist...
-
Prokuroria: Ende s’e kemi pranuar raportin e autopsisë për vdekjen e Agon Zejnullahut
Prokuroria Themelore në Prishtinë ka konfirmuar se ende nuk e ka pranuar rap...
-
Avokati i Popullit nis hetim për shkelje të të drejtave të njeriut për rastin e të riut në Lipjan
Avokati i Popullit ka reaguar lidhur me rastin e 27-vjeçarit Agon Zejnullahu,...
-
Deklarohet i pafajshëm edhe në rigjykim ish-sekretari i MI-së lidhur me akuzën për keqpërdorime me tenderin e Autostradës së Gjilanit
Në Gjykatën Themelore në Prishtinë, në seancën e rigjykimit të hënën, ish-sek...
-
Miftaraj akuzon VV-në për standarde të dyfishta: Agon Zejnullahu gjeti vdekjen si Astrit Dehari – në duart e shtetit
Vdekja e dyshimtë e 27-vjeçarit, Agon Zejnullahu në duart e policisë në Lipja...
-
Media austriake: Rama përfitoi politikisht nga ndalimi i TikTok-ut
Rrjeti mediatik publik austriak ORF ka publikuar një investigim me disa pjesë...
-
Kontrata milionëshe nga Serbia për kompaninë e përfshirë në aktakuzën për Banjskën
Kompania “Rad 028” nga Zveçani, në pronësi të biznesmenit nga veriu i Kosovës...