Sport

Majlinda fillon rehabilitimin, Kuka falënderon KOK-un (Foto)

Autori: Gazeta inFokus 15:40 | 20 September 2017

Majlinda Kelmendi, kampionia e xhudos në Kosovë ka filluar me rehabilitim në Slloveni.

Driton Kuka përmes një postimi në rrjetet sociale ka treguar për gjendjen e xhudistët kosovare, e cila së fundi ka bërë një operacion.

“Sot filloi rehabilitimi në Slloveni me mikun tonë Mit Bracic. Matjet muskulore u kryen si paramana për ecje tutje në rehabilitim. Federata e Xhudos u përkujdes për shpenzimet të operimit e punën e operimit doktor Florini e ka bërë pa pagesë. Komiteti Olimpikë i Kosovës do e përkrah kampionen Olimpike rreth rehabilitimit në Slloveni dhe jam shumë falënderues, po ashtu edhe iniciativa e KOK-ut për sigurime Shëndetësore për Sportistët Elitar do të jetë një impuls i ri”, ka thënë Kuka.

-Advertisement-

Kuka gjithashtu tregon se me krye Majlinda Kelmendin pretendohet medalja e artë në “Tokyo 2020”./IndeksOnline/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
UNI – Universum International College sërish pjesë e Panairit të Edukimit, vazhdon të ofroj studime me standarde amerikane
-Advertisement-

Të tjera