Rozë

Majku sfidohet nga “Balena Blue” (Foto)

Autori: Gazeta inFokus 14:39 | 16 June 2017

Ai është njëri ndër reperët më të njohur në estradën kosovare.

Bëhet fjalë për Majkun  i cili përvec muzikës së tij ka qenë shumë i përfolur në mediet rozë për shkak të jetës së tij private, transmeton Gazeta Express.

Këto ditë është duke u përhapur me të madhe loja “Balena Blue” e cila po i dërgon adoleshentët deri në vetëvrasje.

-Advertisement-

Së fundmi Majk ka bërë një shaka në lidhje me lojën “Balena Blue”.

Ai në profilin e tij në Instastory ka postuar një fotografi ku shihet një shok i tij.

Mirëpo ajo që është më interesantja është mbishkrimi që ka lënë Majku. “I humbur në det, balena blue”, kishte shkruar Majku duke lënë disa emoji duke qeshur.

Ndryshe reperi i njohur pak kohë më parë ka publikuar projektin e tij të fundit “Katile”, këngë kjo e cila është pëlqyer shumë nga fansat e tij.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Rëndësia e komunikimit efektiv midis Familjes dhe Kopshtit
-Advertisement-

Të tjera