Rozë

Majk tregon se a është ‘diss’ kënga e tij e re, dhe a i është dedikuar kënga “Katile” ish të dashurës (Video)

Autori: Gazeta inFokus 23:15 | 04 November 2017

Ditë më parë publikoi projektin “Tarantino”, i cili rezultoi sukses më vete duke e rikthyer Majkun siç e duan shumë fansa.

Mirëpo, krahas projektit, reperi ka qenë shumë në fokus kohëve të fundit edhe për jetën private.

Me ardhjen në jetë të djalit, Roan, u përfol një ribashkim i mundshëm me Majlindën, teksa pati fjalë edhe për lidhje të reja të këngëtarit të Babastars.

-Advertisement-

Majku ka folur për Prive rreth këngës dhe spekulimeve se është një ‘diss’. Ai ka thënë se “Tarantino” nuk është një ‘diss’.

Për më shumë, reperi ka theksuar se po të donte t’i bënte ‘diss’ dikujt, atëherë nuk do ta kishte problem që ta përmendte me emër.

Ai ka pranuar se ka pasur oferta për bashkëpunime, mirëpo diçka të tillë do të realizojë në vitin e ardhshëm.

As kënga “Katile” nuk ka qenë dedikim për ish-të dashurën. Majk ka deklaruar se askujt nuk i ka dedikuar këngë.

Reperi ka theksuar se nuk është kthyer me “askënd”, ndërsa për lidhje të re ka thënë se “mund të ketë”.

Më poshtë mund ta dëgjoni deklarimin e Kastriot Rexhës.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
TEB sjellë edhe kartelën prestigjioze VISA Infinite
-Advertisement-

Të tjera