Sport

Maguire e kërkon klubi i madh italian

Autori: Gazeta inFokus 14:01 | 30 January 2023

Harry Maguire mund të transferohet në Serie A. Kapiteni ka humbur postin e titullarit në qendrën e mbrojtjes së Manchester United, me trajnerin Ten Hag që po i beson dyshes Varane-Martinez.

Daily Mail shkruan se Interi po kërkon huazimin e Maguire, të cilin e sheh si zëvendësuesin e Milan Skriniar (drejt PSG-së), por lojtari i kombëtares angleze nuk dëshiron të ndërrojë ambient në këto momente.

29-vjeçari dëshiron të mbyllë këtë sezon në “Old Trafford” për të marrë një vendim përfundimtar rreth së ardhmes së tij gjatë merkatos së verës.

-Advertisement-

Maguire është mbrojtësi më i shtrenjtë i futbollit botëror pas transferimit prej 80 milionë paundësh nga Leicester City te Manchester United (2019), klub me të cilin ka kontratë deri në vitin 2025.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:

Të tjera