Lajme

Magjistralja Ferizaj-Shtime në gjendje të mjerueshme, mezi kalohet nga gropat

Autori: Gazeta inFokus 11:47 | 10 April 2023

Një pjesë e rrugës në magjistralen Ferizaj – Shtime qe tre muaj ka mbetur e papërfunduar. Kjo ka bërë të vështirë qarkullimin me automjete për qytetarët.

Përpos vështirësive, atyre po iu shkaktohen edhe dëme materiale në veturat e tyre.

Moti me shi e ka përkeqësuar edhe më shumë gjendjen e kësaj rruge pasi gropat janë mbushur me ujë.

-Advertisement-

Udhëheqjen e këtij punimi është duke e bërë Ministria e Infrastrukturës ndërsa tenderin është duke e implementuar operatori ekonomik “Rahovica Kompani”.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Kryetari Përparim Rama pjesë e ‘Mayor’s Talk’

Të tjera