Rozë

Madonna shokon fansat në emision live, hidhet mbi tavolinën e prezantuesit dhe tregon të brendshmet

Autori: Gazeta inFokus 13:05 | 09 October 2021

Madonna ka shokuar ndjekësit e “The Tonight Show” kur u hodh në tavolinën e Jimmy Fallon gjatë një interviste të enjten, 8 tetor.

Këngëtarja 63- vjeçare, u shfaq në emision për të promovuar dokumentarin e saj Madame X, por e la prezantuesin të habitur kur ajo u ngrit nga vendi i saj dhe u shtri mbi tavolinën e tij.

Momenti i sikletshëm filloi kur Jimmy pyeti Madonnën se çfarë shpresonte që shikuesit të merrnin dhe kuptonin nga filmi i saj, ndërsa ajo u përgjigj: “Arti është i rëndësishëm në jetën tonë. Unë nuk mendoj se njerëzit e theksojnë aq sa duhet. Unë jam vërtet e frymëzuar nga shkrimtari James Baldëin”.

Madonna vazhdoi: “Ai ishte një burim i madh frymëzimi për shfaqjen, dhe një nga gjërat që citoj pa pushim në shfaqje është se artistët janë këtu për të prishur paqen. Dhe kështu shpresoj se unë kam prishur paqen tuaj jo vetëm këtë pasdite, por paqen e njerëzve ndërsa ata shikojnë shfaqjen. Por e kam fjalën në mënyrën më të mirë”.

-Advertisement-

Papritur këngëtarja u ngrit nga vendi ku qëndronte ulur dhe u hodh në tryezën e prezantuesit, ndërsa fustani i shkurtër ia zbuloi të brendshmet.

Në një përpjekje për të mbrojtur këngëtaren, Jimmy kërceu duke bërtitur: “Jo! Madonna! Ndalo! Nuk di çfarë të bëj. Ndalojeni atë tani,” dhe hoqi xhaketën duke u përpjekur t’i mbulonte të pasmet.

Kjo nuk e ndaloi yllin e muzikës që të rrotullohej dhe të ngrinte fustanin e saj për të treguar edhe më shumë brendshmet e saj para audiencës.ndërsa turma brohoriste, Madonna u kthye në vendin e saj.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Rëndësia e komunikimit efektiv midis Familjes dhe Kopshtit
-Advertisement-

Të tjera