Rozë

Madonna dhe Maluma në një romancë? Ç’ndodhi gjatë provave mes tyre

Autori: Gazeta inFokus 10:33 | 19 May 2023

Madonna është parë e afërt me këngëtarin Maluma në provat për turneun e saj të shumëpritur botëror.

Ndërsa dyshja kanë qenë miq që kur Madona u prezantua me këngëtarin në “MTV Video Music Awards” në vitin 2018, burimet thanë se kimia e tyre ishte e madhe gjatë disa ditëve intensive të punës së bashku, shkruan PageSix.

“Ata ishin komodë me njëri-tjetrin dhe shumë të përkëdhelur, aq shumë sa njerëzit e tjerë vendosën t’i linin vetëm për të vazhduar me gjithçka që po ndodh”, tha një burim i turneut.

-Advertisement-

“Ata kaluan disa ditë së bashku gjatë provave ku filloi flirtimi, njerëzit mendojnë se mundet që ai të performojë në pjesën e turneut të saj në Amerikën e Jugut pasi ai është i njohur atje dhe më pas ata u shoqëruan gjatë gjithë fundjavës në New York. Ata dukeshin shumë të afërt dhe kimia e tyre është e çmendur”, shtuan burimet.

Këngëtarja ka postuar edhe një video në llogarinë private në Instagram të Malumës gjatë provave.

Vitin e kaluar ata ndezën edhe një herë thashethemet për një romancë pasi 64-vjeçarja iu bashkua atij në turne në Medellin dhe ata kaluan disa ditë së bashku.

Maluma fluturoi për në New York në fillim të muajit për të marrë pjesë në Met Gala, më pas kaloi kohë duke bërë prova dhe duke u shoqëruar me Madonnën.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Shkolla Finlandeze lanson programin IMPACT: Tani edhe në gjuhën shqipe, me çmim të përballueshëm
-Advertisement-

Të tjera