Macron, tur në lindje. Biseda për rregulloret mbi punëtorët e huaj
Autori: Gazeta inFokus 11:40 | 25 August 2017
Emmanuel Macron është duke i përdorur ditët e fundit të verës për një tur vizitash në Europën Lindore.
Të mërkurën, Macron foli në Salzburg të Austrisë me kryeministrat e Çekisë dhe Sllovakisë, e më pas e vazhdoi udhëtimin të enjten në Bullgari dhe Rumani. Në itinerarin e udhëtimit të Presidentit francez nuk bëjnë pjesë Varshava dhe Budapesti. Boshtin e vizitave e përbëjnë kërkesat e tij për rregullore më të rrepta mbi punëtorët e huaj, të cilat nuk i entuziazmojnë shumë europianolindorët. Por, shefi i Elizesë duket i vendosur ta çojë deri në fund nismën e vet.
“Jam i kënaqur me dëshirën e përbashkët për të punuar së bashku dhe jam i bindur, ashtu siç edhe e kam shprehur më parë, se do të mund të arrijmë një marrëveshje deri në fund të vitit”, tha Macron.
Presidenti francez kërkon aleatë për reformimin e direktivave europiane mbi lëvizjen e punonjësve brenda vendeve të BE-së. Përpjekjet e tij për rregulla më të forta i mbështet edhe kancelari austriak, Christian Kern. Rumania gjithashtu kërkon ujdi lidhur me mënjanimin e atij që njihet si “dumping”-u i rrogave. Macron lufton që të mos ketë diferencim të pagesës për punëtorët e huaj, të cilët, nga sa thotë, duhet të merren në punë me të njëjtat kushte si francezët.
Me ndërhyrjen e tij, deri në tetor do të duhet të përpunohet një rregullore e re e cila do të kërkojë që për të njëjtën punë, brenda të njëjtit vend, për të gjithë punonjësit të paguhet e njëjta pagë.
Të tjera
-
Mbështetje e jashtëzakonshme për Daut Haradinaj në Ferizaj: Vetëm bashkë mund ta sjellim ndryshimin
Atmosferë e jashtëzakonshme në Ferizaj, ku kandidati për deputet me numër 50,...
-
Moti nesër dhe ditëve në vazhdim
Nesër në Kosovë na pret mot me vranësira e intervale kohore me diell. Tempera...
-
Humb jetën një 45-vjeçar në Shkodër, pësoi arrest kardiak gjatë vozitjes
Një aksident ka në Shkodër, ku mësohet se një 45-vjeçar ka pësuar arrest kard...
-
Kurti i ka dërguar zotim Komandantit të KFOR se nuk e çon FSK-në në veri
Komandanti i KFOR-it, italiani Enrico Barduani, në një intervistë për RTK 2 t...
-
Biden: Do e kisha mundur Trumpin në zgjedhje, por s’doja të isha President 86 vjeç
Presidenti i SHBA Joe Biden është shprehur se ai mund të ishte rizgjedhur Pre...
-
Bedri Hamza u premton zjarrfikësve 50% rritje pagash, sigurim shëndetësor e jetësor dhe rregullim të statusit me ligj
Në mbrëmjen e sotme, Bedri Hamza i ka vizituar zjarrfikësit e Mitrovicës. ...
-
A po rikthehet Jack Smith në Hagë?
Trump sërish deklaroi se prokurori Jack Smith do të kthehet në Hagë. Por, Pro...
-
Shtëpia e Bardhë: SHBA mbështet një Kosovë sovrane që respekton komunitetet pakicë
Në një përmbledhje të politikës së jashtme të amerikane gjatë katër viteve të...
-
Memli Krasniqi: PDK-ja e bashkuar dhe e organizuar për një të ardhme ma të mirë
Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, gjatë vizitës së t...
-
Emocionon doktori me fjalët e tij për mjekët që u detyruan ta lëshojnë Kosovën “Shumë bre e dhimbshme”
Në emisionin DoktorPlus me Arjeta Osmanin sonte i ftuar është doktor Infektol...
-
Bajrami për Muratin: Krenohet për borxhin e ulët publik, e sot vajton që “opozita nuk e lejoi”, jo zotëri
Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Hykmete Bajrami, ka thënë s...
-
Muharremi: Kosova shpenzoi mbi 142 milionë euro për import të energjisë elektrike në 2024
Analisti dhe njohësi integrimeve evropiane Shenoll Muharremi ka treguar se pr...