Sport

Macron si “drejtor sportiv i PSG-së”/ Pas Mbappe-së tenton të bindë edhe Zidanen

Autori: Gazeta inFokus 10:45 | 09 June 2022

Pasi luajti një rol të rëndësishëm në rinovimin e Kylian Mbappe me Paris Saint-Germian, duke e këshilluar sulmuesin që të qëndronte në Francë, Emmanuel Macron raportohet se po bën të njëjtën gjë edhe me Zinedine Zidane. Presidenti i Francës shpreson që kampioni i botës i vitit 1998, i papunë që nga largimi i tij nga Real Madrid në maj 2021, të marrë drejtimin e një klubi të Ligue 1.

Kjo është një gjë e mirë pasi PSG prej disa muajsh shpreson që ta afrojë teknikun. Pas këshillimit të Mbappe-së, politikani kërkon që të njëjtën gjë si sulmuesi ta bëjë edhe trajneri, pra të kontribuojë në Ligue 1.
Duke folur për mediet në lidhje me këtë çështje Macron e mohoi se ka komunikuar me teknikun, por theksoi se do të dëshironte shumë që Zidane të jepte kontributin e tij në futbollin francez.

“Nuk kam folur me Zinedine Zidane, por kam admirim të jashtëzakonshëm për të. Ne duam shumë që në kampionatin francez të kemi një trajner të këtij niveli. Uroj që ai të kthehet në Francë dhe të vijë të stërvitë një klub të madh francez, do të ishte mirë. Është detyra ime të them se Franca është një komb i madh dhe se sporti ka audiencë të madhe këtu. Për ne është e rëndësishme që më të mirët që kanë shkëlqyer ndërkombtarisht të kontribuojnë në vendin tonë”, tha Presidenti i Francës.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Prince Caffe zgjeron shtrirjen në rajon, arrin marrëveshje bashkëpunimi me zinxhirin kroat Plodine
-Advertisement-

Të tjera