Lajme

Macron reagon ashpër ndaj sulmet ajrore ruse: Krime lufte kundër infrastrukturës civile të Ukrainës

Autori: Gazeta inFokus 09:30 | 24 November 2022

Presidenti francez Emmanuel Macron dënoi sulmet ruse ndaj infrastrukturës civile në Ukrainë dhe tha se aktet “nuk mund të mbeten pa u ndëshkuar”, shkruan CNN.

“Ukraina pësoi bombardime masive sot, duke lënë pjesën më të madhe të vendit pa ujë apo energji elektrike. Sulmet kundër infrastrukturës civile janë krime lufte dhe nuk mund të mbeten pa u ndëshkuar”, ka postuar Macron në Twitter.

Një seri sulmesh ajrore ruse kundër Ukrainës të mërkurën shkatërruan objekte kritike, duke përfshirë infrastrukturën energjetike, strehimin dhe një maternitet spitalor, ku u vra një foshnjë e porsalindur. Sulmi në shkallë të gjerë çoi gjithashtu në ndërprerje të gjerë të energjisë elektrike në Ukrainë dhe Moldavinë fqinje.

-Advertisement-

Franca planifikon të mbajë një konferencë donatorësh në Paris muajin e ardhshëm në mbështetje të Ukrainës dhe fqinjit të saj jugperëndimor, tha Macron.

“Me afrimin e dimrit, ne do të mobilizojmë mbështetjen ndërkombëtare për Ukrainën më 13 dhjetor për ta ndihmuar atë vend dhe të garantojë aksesin e tij në energji. Nuk do ta harrojmë Moldavinë, e cila gjithashtu u prek nga ndërprerjet e ujit dhe energjisë elektrike”, shtoi Macron.

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky i kërkoi Këshillit të Sigurimit të OKB-së të mbështeste formulën e propozuar të paqes ukrainase pas sulmeve ajrore, të cilat ai e quajti “formula ruse e terrorit”.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Për Festën e Bajramit, ZBRITJE deri n’KUPË t’QIELLIT!
-Advertisement-

Të tjera