Lajme

Macron, i butë me Rusinë: S’jemi në luftë, ende mbaj kontakte me Putinin

Autori: Gazeta inFokus 21:26 | 02 March 2022

Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, sot i është drejtuar popullit francez, ku ka folur edhe për krizën në Ukrainë, pas përpjekjeve për pushtim nga Rusia.

Macron ka thënë se Franca nuk është në luftë me Rusinë.

“Nuk jemi në luftë me Rusinë”, ka thënë Macron, në kohën kur shumica e shteteve perëndimore po tregohen të rrepta me Putinin dhe shtetin rus, transmeton Gazeta Express.

-Advertisement-

Në adresimin e tij, ai ka thënë se lufta në Ukrainë ka trazuar Evropën.

Gjithashtu, Macron ka theksuar se mban kontakte me presidentin ukrainas, Volodymyr Zelensky dhe me presidentin rus, Vladimir Putin.

Ndryshe nga Macron, disa liderë të perëndimit, kanë ndërprerë marrëdhëniet me Putinin pas vendimit të tij për të ndërhyrë ushtarakisht në shtetin fqinj.

Ai ka thënë se arsyeja e mbajtjes së kontakteve, bëhet “që ta bindë atë për ta ndalur luftën” si dhe për ta parandaluar “zgjerimin e konfliktit”.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Coffee Show B2B në Zagreb nga Devolli Corporation
-Advertisement-

Të tjera