Macron – francezëve: Shpenzoni 10% më pak energji elektrike ose do ta ndërpresim furnizimin
Autori: Gazeta inFokus 13:42 | 06 September 2022
Presidenti francez Emmanuel Macron po bën thirrje për një reduktim prej 10% të përdorimit të energjisë së vendit në javët dhe muajt e ardhshëm për të shmangur rrezikun e racionimit dhe shkurtimeve këtë dimër, mes tensioneve me furnizuesin Rusinë për luftën në Ukrainë, shkruan Euronews.
Macron paralajmëroi se kursimet e detyruara të energjisë mund të duhet të merren parasysh në muajt e ardhshëm nëse përpjekjet vullnetare nuk janë të mjaftueshme.
Ai tha se planet e racionimit të energjisë janë duke u përgatitur “në rast se” ato nevojiten dhe se “shkurtimet do të ndodhin si mjeti i fundit”.
“Energjia më e mirë është ajo që ne nuk e konsumojmë”, tha udhëheqësi francez në një konferencë shtypi, ku u kërkoi bizneseve dhe familjeve franceze të kursejnë energjinë, duke përfshirë reduktimin e ngrohjes dhe ajrit të kondicionuar.
Franca është në mesin e shumë vendeve evropiane që shtrëngojnë rripat e tyre ndërsa kostot e energjisë rriten. Tubacioni kryesor i Rusisë që transporton gaz natyror në Gjermani mbetet i mbyllur dhe presidenti i Komisionit Evropian thotë se tregu i energjisë elektrike i BE-së “nuk po funksionon më” mes efekteve të dëmshme të luftës në Ukrainë.
Macron nuk shpjegoi se si do të kontrollohej apo matej qëllimi 10% i kursimit të energjisë. Shumë shtëpi franceze tashmë po frenojnë përdorimin e gazit dhe energjisë elektrike për shkak të rritjes së çmimeve, por jo të gjithë do ta dëgjojnë thirrjen e Macron. Kryeministri i Francës javën e kaluar ngriti spektrin e ndërprerjeve dy-orëshe në familje në dimër nëse nuk gjenden zgjidhje.
Të tjera
-
Ramush Ahmetaj i reagon Lushtakut: E kuptoj hallin tënd, por është i vogël karshi Kosovës
Kandidati i AAK-së për deputet, Ramush Ahmetaj i ka reaguar Mërgim Lushtakut ...
-
Demokratët në Kongres i kërkojnë Bidenit t’i sanksionojë ministrat izraelitë
Gati 90 ligjvënës demokratë i kanë bërë thirrje presidentit amerikan, Joe Bid...
-
Donald Trump i jep post të rëndësishëm Robert F. Kennedy Jr
Donald Trump ka emëruar Robert F. Kennedy Jr për të udhëhequr departamentin e...
-
Komandanti i KFOR-it: Problemet mes Kosovës dhe Serbisë nuk zgjidhen me mjete ushtarake
Komandanti i KFOR-it, gjeneralmajor Enrico Barduani, ka thënë se janë të gats...
-
Ismaili: Hamza është lider i prerë dhe di kur duhet të thotë “jo”
Nënkryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Uran Ismaili, i ftuar në emisio...
-
Qeveritë e Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut mbledhje të përbashkët të hënën në Prishtinë
Të hënën është planifikuar të mbahet mbledhja ndërqeveritare ndërmjet Qeveris...
-
Pjesëtarë të FSK po mësojnë për herë të parë të pilotojnë me helikopterë – stërvitjet po i kryejnë në Shqipëri
Pilotët e Forcave të Sigurisë së Kosovës kanë vazduar trajnimet në Bazën Ajro...
-
Ismaili: Bedri Hamza nuk është vetëm kandidati më i mirë i PDK-së, por kandidati më i mirë në Kosovë për situatën e tanishme
Nënkryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Uran Ismaili ka thënë se ...
-
“Zejtini, gruni, zdravo, kunatat, edukata seksuale”, Matoshi-qeverisë: Qysh keni me dalë para popullit?
Gazetari dhe njëherësh analisti politik, Halil Matoshi ka vlerësuar se Qeveri...
-
“Kakofoni – Sa më shumë mjegull, duke mos thënë asgjë” – Baton Haxhiu për fushatën e Kurtit
Gazetari Baton Haxhiu ka folur për fushatën e VV’së duke thënë se krijojnë sh...
-
Musliu-Shoshi nesër dërzon në Prokurorinë Speciale padi ndaj MPJ-së
Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ariana Musliu-Shoshi gjatë ditës ...
-
Kusari-Lila dënon thẹrjen me thịkë në Ferizaj: Institucionet duhet ta hetojnë rastin
Shefja e grupit parlamentar të VV-së, Mimoza Kusari-Lila, ka dënuar sulmin me...